Ushtari i UÇK’së nxjerr një detaj interesant për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Ushtari i UÇK’së nxjerr një detaj interesant për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Bisedimet me Serbinë në Bruksel që disa vite që kanë filluar dhe ende nuk kanë një përfundim. Palën e Kosovës deri më tani e kanë përfaqësuar zyrtarë të shumtë, e së fundi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndonëse ato kanë zgjatur nganjëherë me ditë të tëra, askush nuk i ka llogaritur shpenzimet e mbuluara nga buxheti […]

Bisedimet me Serbinë në Bruksel që disa vite që kanë filluar dhe ende nuk kanë një përfundim. Palën e Kosovës deri më tani e kanë përfaqësuar zyrtarë të shumtë, e së fundi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndonëse ato kanë zgjatur nganjëherë me ditë të tëra, askush nuk i ka llogaritur shpenzimet e mbuluara nga buxheti i shtetit të Kosovës.

Mirëpo, ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, në një postim të tij në Facebook ka ngritur këtë çështje duke thënë se Kosovës më tepër i kanë kushtuar financiarisht këto takime, sesa ato të luftës kundër Serbisë.

Sipas tij, ata që po e përfaqësojnë Kosovën në këto bisedime për qëllim e kanë stabilizimin e tyre financiar. Madje, shkruan se ‘dikush ka kursyer në llogaritë e tyre bankare dhjetëra mijëra euro, dikush mbi njëqind mijë euro e dikush ka blerë makinë të shtrenjtë, është martuar për së dyti, ka blerë banesë, apo ka ndërtuar ndonjë kat shtëpie në Prishtinë’.

Postimi i plotë:

Nuk di a e ka llogaritur dikush se sa i kanë kushtuar Kosovës bisedimet me Serbinë? Njëherë bisedimet e Vjenës, pastaj ato të Brukselit. Ajo që di unë është se anëtarët e delegacionit të Kosovës janë paguar nga buxheti i Kosovës për çdo takim që kanë pasur me delegacionin serb, pavarësisht se të njëjtët janë paguar nga ky buxhet edhe për funksionet që kanë ushtruar në Kosovë. Un? mund të gaboj, por besoj fort se Kosovës më shumë i kanë kushtuar financiarisht bisedimet me Serbinë sesa lufta kundër Serbisë. Dëshiroj që dikush të provojë se jam gabim. 

Nga këto bisedime dikush ka kursyer në llogaritë e tyre bankare dhjetra mijëra euro, dikush mbi njëqind mijë euro e dikush ka blerë makinë të shtrenjtë, është martuar për së dyti, ka blerë banesë, apo ka ndërtuar ndonjë kat shtëpie në Prishtinë. Të till?t duan që përseri ta bëjnë delegacionin e Kosovës dhe duan që ato bisedime të zgjasin pafundësisht.

A ka mundësi që deputetët t’ua bëjnë të pamundshme këtyre zyryarëve të pafytyrë që të pasurohen edhe më tej në fatkeqësinë e Kosovës. Se fatkeqësia numër një është ta kesh Serbinë kojshi, kurse fatkeqësia numër dy është që bisedimeve me Serbinë t’u prijnë njerëzit që për qëllim kanë jo stabilizimin e raporteve me të, as stabilizimin e shtetit të Kosovës, por vetëm stabilizimin e tyre financiar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?