Turqia në bashkëpunim me Italinë ndërton sistemin mbrojtës ajror nacional

Bashkëpunimi ndërmjet prodhuesit të sistemit mbrojtës raketor evropian Eurosam dhe organizatave mbrojtëse do të sigurojë transferimin e teknologjisë drejt Turqisë dhe sjellja e mundësive për eksport në tregjet e vendeve të treta, tha ambasadori i Italisë në Ankara Luigi Mattiolo për mediumin turk “Hurriyet Daily News”. “Turqia dhe Italia dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhënie në aspektin […]
“Turqia dhe Italia dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhënie në aspektin ekonomik si dhe në industrinë e mbrojtjes në të cilën është i nevojshëm besimi për të bashkëpunuar në terren. Vlera e shtuar është e madhe. Partneriteti i përbashkët në NATO duhet të jetë shkaktari kryesor për këtë lloj bashkëpunimi”, tha Mattiolo.
Dislokimi i sistemit të mbrojtjes ajrore italiane në Kahramanmaras si pjesë e një misioni të NATO-s për të rritur mbrojtjen anti-balistike të Turqisë kundër kërcënimeve të mundshme nga Siria, tregon këtë perspektivë, tha ai, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Ankaraja kishte bërë një marrëveshje fillestare me konzorciumin italo-francez më 14 qershor, 2017 për të zhvilluar sistemin mbrojtës nacional të Turqisë. Sistemi i propozuar do të jetë një version më i zhvilluar i sistemeve aktuale të mbrojtjes ajrore të SAMP-T të Eurosam.
Një deklaratë e nënshkruar për këtë çështje nga nënsekretariati për Industrinë e Mbrojtjes së Turqisë më 3 qershor ka informuar se këto bisedime nga dyja anët janë duke u zhvilluar si pjesë e dy shteteve në nivelet më të larta shtetërore. Punimet janë planifikuar të finalizohen në fund të vitit 2019./Periskopi/












