Tremujori i parë pa ndryshime në indeksin e çmimeve të importit

Tremujori i parë pa ndryshime në indeksin e çmimeve të importit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2018. Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ishte i pandryshuar (0.0%) në TM1  2018, krahasuar me TM4 2017. Përkundër mosndryshimit të indeksit të çmimeve të importit në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017, […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë ishte i pandryshuar (0.0%) në TM1  2018, krahasuar me TM4 2017.

Përkundër mosndryshimit të indeksit të çmimeve të importit në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017, vërehen disa rënie të çmimeve te disa sektorë.

Sipas kumtesës për media të kësaj agjencie, rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: këpucët (-13.0%); produktet bimore (-5.0%); lëkura dhe artikujt prej saj (-4.2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-3.7%); vajrat ushqyese (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.8%); produktet e industrive kimike  (-0.6%); druri dhe artikujt e drurit (-0.5%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (3.3 %); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (2.6%); tekstili dhe artikujt e tij (2.0%); produktet minerale (1.5%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (1.2 %); artikujt e ndryshem të prodhuar (0.1%); dhe letra dhe artikujt e saj (0.1%).

Ndërkaq, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.4% në TM1 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 201&). Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (12.3%); tekstili dhe artikujt e tij (6.1%);  produktet bimore (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.2%); produktet minerale (1.6%); vajrat ushqyese (1.4%); mjetet e transportit (0.5 %); si dhe druri dhe artikujt prej tij (0.2%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-13.5%); lëkura dhe artikujt e saj (-10.5.%); letra dhe artikujt e saj (-6.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-2.7%); artikujt e ndryshëm të prodhuar( 2.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.5%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.4 %); dhe produktet e industrive kimike (-0.7%)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?