Thirrja e Patriarkut Irinej për kishat evropiane: Mbroni serbët në Kosovë

Patriarku serb Irinej i ka bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të Kishave Evropiane në një konferencë që ta ngritin zërin për mbrojtjen e serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, ku sipas tij atyre ju bëhen shumë të padrejta. “Ajo çka duhet të bëjë ky organ sublim është që të ngritë zërin për t’i mbrojtur serbët […]
“Ajo çka duhet të bëjë ky organ sublim është që të ngritë zërin për t’i mbrojtur serbët e pafajshëm të cilët kërkojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë, në mjediset e tyre të cilët ata jetojnë aty më shumë se një mijë vjet”, ka thënë Irinej shkruan Kontakt Plus.
Ndër tjera patriarku serb ka shtuar “se ne nuk kemi kundër asgjë me popullin shqiptar por ata duan që të shkatërrojnë gjithçka që është e jona dhe të gjithë këtë e bëjnë me qëllim për t’i shkatërruar gjurmët dhe rrënjët e histrosë të popullit dhe kulturës sonë, është një padrejtësi që e gjithë bota e sheh”.












