Thaçi pajtohet me vendimin e Haradinajt për tërheqjen e platformës për bisedimet

Thaçi pajtohet me vendimin e Haradinajt për tërheqjen e platformës për bisedimet

Zyrtarë nga Presidenca e Kosovës, e kanë vlerësuar si hap të duhur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të tërheq nga Kuvendi platformën për dialogun me Serbinë, të miratuar nga ekzekutivi javë më parë. Kjo platformë, e cila në mesin e pikave parashihet që presidenti Hashim Thaçi të jetë prijës i dialogut u […]

Kjo platformë, e cila në mesin e pikave parashihet që presidenti Hashim Thaçi të jetë prijës i dialogut u kundërshtua nga disa parti parlamentare.

E vendimin e Haradinajt për ta tërhequr këtë platformë nga rendi i ditës së Kuvendnit, po e mbështet edhe Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se ky vendim tregon maturi politike dhe u mundëson partive politike që të arrijnë një koncensues të gjerë politikë për këtë fazë të dialogut.

“Unë e arsyetoj plotësisht vendimin e sotëm te qeverise për të tërhequr nga rendi i ditës i Kuvendit te Kosovës, draft platformën e qeverise për procesin e normalizimit te marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky veprim i qeverise dëshmon maturi politike sepse iu mundëson partive politike që të arrijnë të ndërtojnë një konsensus të gjerë politik, i cili është shume i nevojshëm në ketë faze përfundimtare të këtij procesi”, ka thënë Çollaku për lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj duke parë kundërshtimet që kanë dhënë partitë politike për platformën e dërguar nga Qeveria, në arsyetimin për largim nga pika e rendit të ditës së Kuvendit, tha se ka vërejtur që ka ende nevojë të diskutohet rreth saj.

“Sot kam tërheq platformën e qeverisë për dialogun me Serbinë, për arsye se duke vërejt një interesim të madh për debat është dashtë me i dhanë kohë këtij debati, me këtë ne i japim kohë spektrit politik që të vijnë me propozimet e tyre”, u shpreh Haradinaj.

Një ditë më parë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishe dhënë qëndrimin e saj kundër kësaj platforme e cila sot në Kuvend ka qenë në rend dite për miratim.

Qeveria e Kosovës më 19 prill ka kishte miratuara në platformë për dialogun me Serbinë, e cila më pas ishte përcjell Kuvendit, por që nuk ishte përkrahur nga shumica e partive parlamentare./lajmi.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?