Thaçi mund të përballet me Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Hashim Thaçi, mund të përballet me Gjykatën Kushtetuese. Një kërkesë e tillë mund të deponohet nga Avokati i Popullit, sepse presidenti ka bllokuar funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke mos emëruar anëtarët e rinj. Këtë nismë e ka marrë ish – asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili ka dhënë […]
Këtë nismë e ka marrë ish – asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ndërkaq pasuesi i tij në bazë të votave të fituara në zgjedhjet lokale ende nuk është ulur në karrigen e asamblistit, për shkak se KQZ-ja është jofunksionale.
Kështu, nisma qytetare “Vizioni për Drenasin”, subjekt të cilit i takon Drenori, e që ka të siguruara tri ulëse në Kuvendin e Drenasit, afër tre muaj kanë mbetur pa një përfaqësues.
Bllokimin e KQZ-së dhe shkeljet e mundshme nga ana e Thaçit, Drenori i ka adresuar tek Institucioni i Avokatit të Popullit, të cilit i ka bërë thirrje që ta iniciojë rastin në Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, avokati Hilmi Jashari, thotë se nenet e Kushtetutës, në të cilat është thirrur Drenori, e përcaktojnë qartë se në cilat raste Avokati mund t’i drejtohet Kushtetueses.
Kohavisioni ka kuptuar se për shkak se PAN-i ende nuk ka dërguar propozimet me emrat e anëtarëve , presidenti nuk po vepron në këtë aspekt.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/thaci-mund-te-perballet-me-gjykaten-kushtetuese-544777/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright












