Thaçi merr afër vetës ish-shefin e AKI’së (Dokument)

Thaçi merr afër vetës ish-shefin e AKI’së (Dokument)

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi së shpejti mund të emërohet në pozitën e sekretarit të Zyrës së Presidentit. Gashi, i cili dha dorëheqje nga pozita e shefit të AKI’së pas skandalit për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, mund të shpërblehet me një pozitë tjetër të rëndësishme nga presidenti Hashim […]

Në një vendim të Ministrisë së Administratës Publike thuhet bëhet e ditur se Gashi së bashku me dy kandidatë të tjerë janë kandidatë potencial për procedura të mëtejme në emërimin për pozitën Sekretar i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Vlerësimin e Kritereve bën të ditur se në garë për këtë pozitë përveç Gashit, janë edhe Shpejtim Nishori e Isa Lahi, raporton Periskopi.

Në vendimin e mëposhtëm nuk jepen detaje të tjera se si do të rrjedh tutje gara mes këtyre tre kandidatëve për postin e Sekretarit në Zyrën e Thaçit.

Por, më favoriti për këtë garë është ish-shefi i AKI’së, Driton Gashi, për shkak të afërsisë që ky i fundit thuhet se ka me presidentin Hashim Thaçi.

E emri i këtij të fundit është implikuar në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët u tha se janë identifikuar si gylenistë.

Të njëjtit ishin dëbuar në Turqi, ku po i priste burgu.

Dorëheqjen e Gashit nga AKI’ja pas skandalit me turqit e kishte kërkuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili kishte deklaruar se nuk ishte i informuar lidhur me aksionin për dëbimin e gylenistëve.

Haptas kundër dorëheqjes së Gashit kishte dalë Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ku tani Gashi po kandidon për pozitën e Sekretarit, raporton Periskopi.

Në Zyrën e tij patën thënë se Presidenti nuk e përkrah kërkesën e kryeministrit pa përfunduar hetimet dhe pa parë cila ka qenë përgjegjësia e AKI-së për aksionin.

E në anën tjetër, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte falënderuar Inteligjencën kosovare për aksionin.

Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga Presidenti në koordinim me kryeministrin e Kosovës dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë.

Por, një gjë e tillë u dëshmua edhe në rastin e Driton Gashit.

Në media ishte raportuar se ky i fundit e kishte informuar vetëm presidentin për dëbimin e gylenistëve, ndonëse një gjë e tillë ishte mohuar nga ai.

Në media shpeshherë ishte raportuar se ishte presidenti Thaçi ai që e kishte sjellë Gashin në krye të AKI’së, për shkak të afërsisë që kishte me të. /Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?