Thaçi flet për takimin e fundit me Vuçiqin: Kaloi pa entuziazëm

Thaçi flet për takimin e fundit me Vuçiqin: Kaloi pa entuziazëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”, ka folur për takimin që kishte ditë më parë me kancelarin Kurz, për marrëdhëniet me Austrisë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë. Me këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi rolin e Austrisë si ndërmjetës në procesin […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”, ka folur për takimin që kishte ditë më parë me kancelarin Kurz, për marrëdhëniet me Austrisë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi rolin e Austrisë si ndërmjetës në procesin e përafrimit të vendit të tij me BE-në.

Nga presidenca austriake e BE-së, ai pret që të „dinamizojë“ dhe „ringjallë“ zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, tha ai në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”.

Kurz e ka siguruar atë në përkrahjen në disa fusha gjatë „takimit shumë të mirë”. Kështu, Austria do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Përveç kësaj, Austria do të bëj përpjekje për të realizuar lirinë e vizave për Kosovën.

Sipas APA, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk përfiton nga liria e udhëtimit në BE. Megjithatë, sipas agjencisë, pas zbatimit të të gjitha kushteve të Komisionit nga ana e Kosovës, Thaçi është i bindur se kjo do të ndodh gjatë këtij viti.

Thaçi në këtë intervistë ka thënë se në kuadër të presidencës austriake, Kurz mund të luajë një rol „shumë të fortë“ dhe për të lënë „gjurmë të thella“.

Një temë qendrore gjatë bisedës me Kurz ishte dialogu me Serbinë. Një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një kusht kyç për dyja vendet për procesin e përafrimit në BE.

„Unë besoj se Kancelari Kurz mund të japë një thellësi të re për këtë proces“, thotë Thaçi.

Sipas Thaçit, nuk ka „asnjë alternativë“ tjetër për dialogun me Serbinë. Takimi sipas tij Thaçit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje para dy javësh kaloi „pa entuziazëm“.

“Por të dyja palët janë pajtuar për vazhdimin e dialogut të kryesuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, sa më parë që të jetë e mundur dhe për ta sjellë atë në një përfundim ligjërisht të detyrueshëm”, ka theksuar Thaçi për APA-në.

Ai ka shtuar se ky proces do të jetë „shumë i vështirë“ dhe „i lodhshme“ për të dyja palët.

„Në fund, megjithatë, ne do t’i japim fund konfliktit që po digjet për një shekull“. Dialogu në Prishtinë nuk është „shumë popullor“.

Thaçi ka thënë se njeriu nuk mund t’i detyrojë njerëzit „ta duan njëri-tjetrin“. Por sipas tij, mund të ndërtohet një bazament të mirë për „një fqinjësi të mirë“ për t’i dhënë Kosovës një „perspektivë euroatlantike“.

Thaci për APA ka thënë se arritjet e Kosovës në dhjetë vitet e fundit që nga shpallja e pavarësisë, ku ka një rritje të qëndrueshme dhe stabilitet buxhetor. Sipas tij, është krijuar një klimë e mirë investimi që tërheq sipërmarrësit austriakë.

“Në fushën e drejtësisë dhe arsimit janë kryer reforma të rëndësishme”, ka shtuar ai.

Megjithatë, presidenti kosovar paralajmëron pasojat e izolimit të Kosovës nëse perspektiva e saj euroatlantike do të mohohet.

“Në veçanti, rinia, e cila është e prekur nga papunësia e lartë, mund të ndikohet gjithnjë e më shumë nga rryma që janë „në kundërshtim me vlerat perëndimore“. Duhet ta njohim potencialin që kosovarët e rinj posedojnë, të cilët të trajnuar mirë mund të ofrojnë për tregun evropian të punës”, ka shtuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?