Surroi merret me zgjerimin e mëtejmë të qeverisë përmes koordinatorëve

Në shkrimin më të ri të publikuar në portalin KOHA, publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi është marrë me çështjen e ‘koordinatorëve’, shkruan Periskopi. Së fundi u emëruan tre koordinatorë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ai për Çështje të Rinisë, për Administratë Shtetërore, një tjetër për Ndryshime Klimatike dhe në fund, edhe koordinatori për Kulturë, […]
Në shkrimin më të ri të publikuar në portalin KOHA, publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi është marrë me çështjen e ‘koordinatorëve’, shkruan Periskopi.
Së fundi u emëruan tre koordinatorë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ai për Çështje të Rinisë, për Administratë Shtetërore, një tjetër për Ndryshime Klimatike dhe në fund, edhe koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport.
Surroi parasheh që emërime koordinatorësh do të ketë edhe në vazhdim – në mënyrë që njerëzit e papunë të partive në qeverisje të punësohen.
“Do të thotë, nëse puna e Qeverisë, për shembull, është të ndihmojë kulturën dhe për ta bërë këtë nevojitet një buxhet dhe tre njerëz të punësuar, atëherë puna e Qeverisë për të ndihmuar kulturën do të zgjerohet për aq sa këtë gjë ta bëjnë 103 të punësuar.” – shkruan ndër tjerash Surroi.
Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.












