Sot nuk votohet nëse Thaçi do ta udhëheq dialogun

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ka kërkuar të vihet në votim se a të vazhdohet me pikat e papërfunduara apo të fillojë seanca me pikat e reja të rendit të ditës. Seanca që ishte paralajmëruar sot kishte 28 pika në rend të ditës, mes tyre edhe shqyrtimi i Platformës për fazën finale të dialogut me […]
Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ka kërkuar të vihet në votim se a të vazhdohet me pikat e papërfunduara apo të fillojë seanca me pikat e reja të rendit të ditës.
Seanca që ishte paralajmëruar sot kishte 28 pika në rend të ditës, mes tyre edhe shqyrtimi i Platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë. Megjithatë, as kjo pikë, e as të tjerat nuk shqyrtohen pasi deputetët vendosen që së pari të vazhdojnë seancat që kanë mbetur të papërfunduara më parë.
81 deputetët kanë votuar për të vazhduar me seancat e papërfunduara.
46 deputetë votuan për Po, 32 Jo dhe 3 abstendime.
81 deputetë janë në sallë.












