S’ka temë për zgjedhje të parakohshme në tryezën e AAK’së

S’ka temë për zgjedhje të parakohshme në tryezën e AAK’së

  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka radhën për thirrjen e tryezës së partive politike por për dallim nga tryeza e kaluar e VV-së, në tryezën e këtij subjekti politik zgjedhjet e parakohshme nuk do të jetë pikë e rendit të ditës. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi thotë se ende nuk kanë caktuar datë […]

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka radhën për thirrjen e tryezës së partive politike por për dallim nga tryeza e kaluar e VV-së, në tryezën e këtij subjekti politik zgjedhjet e parakohshme nuk do të jetë pikë e rendit të ditës.

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi thotë se ende nuk kanë caktuar datë për mbajtjen e tryezës dhe as temat që do të diskutohen, por thekson se për këtë është informuar grupi punues, i cili do të merret me agjendën e takimit dhe me temat, të cilat do të trajtohen në tryezë.

Megjithatë, temë diskutimin në tryezën, që do të thirret nga AAK, sipas tij, nuk do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

“Grupi punues përcakton temën. Cilat janë prioritetet që janë, që kërkohen si konsensus nacional. Në qoftëse është dialogu, atëherë do të flasim vetëm për dialog, në qoftëse janë reformat zgjedhore. Nëse janë zgjedhjet për zgjedhjet…. Opozita vetëm për zgjedhje nuk po flet.. Ne kemi biseduar dhe në takimin e parë që çështjet e zgjedhjeve të parakohshme, nuk janë temat të cilat duhet të bisedohet për një konsensus nacional. Temat e rëndësisë së veçantë, që gjatë procesit janë kërkuar konsensus, kanë qenë  dialogu, ka qenë ushtria, kanë qenë integrimet evropiane, tema të cilat veç janë tani të njohura. Pesë tema janë në të cilat ne jemi përcaktuar, nuk janë zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.

Ndërsa nuk mendon që opozita e tanishme mund ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj.

“Përshtypja ime është jo, po them shumë jo.. Mendoj që e para jemi t’u hy nëpër disa procese jo të lehta të cilat Kosovës i duhet. Edhe pozitës i duhet z. Haradinaj në krye të qeverisë edhe për këtë çështje opozita është e vetëdijshme”, thotë ai.

Për të tryezat e partive politike që po mbahen, nuk janë humbje kohe, ashtu siç po mendohet.

“Jo nuk janë veç humbje kohe, është me rëndësi, me kriju një traditë të tillë, me vazhduar takimet e tilla edhe në të ardhmen, për këtë nuk është humbje kohe. E dyta në qoftëse e arrijmë vetëm një konsensus për një temë të caktuar, për temat nacionale, për mua është sukses”, tha ai.

Por Vetëvendosje i quan të kota tryezat, të cilat po i mbajnë partitë politike. Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca thotë se tryezat e tilla kështu siç janë, nuk kanë më kuptim.

“VV në tryezën e saj të fundit që e mbajti, shpjegoi që këto tryeza kanë humbur kuptimin e tyre, nëse ne to nuk flitet për zgjedhje dhe çështja më e rëndësishme kur flitet për zgjedhje, është që të nënshkruhet ajo deklarata ku subjektet politike, janë përcaktuar që kemi nevojë për një palë zgjedhje të reja dhe për t’ia dhënë një legjitimitet të ri institucioneve të Kosovës. Meqenëse dhe Kosova po ndodhet para proceseve të ndërlikuara, të cilat e presin në të ardhmen, në veçanti këtu po e vë theksin mbi dialogun e ardhshëm me Serbinë, që po quhet finalja e madhe. Më këtë ndarje ku pushteti mund të mos e ketë bile as Nismën me vete, në këtë dialog të cilin po synojnë ta udhëheq Hashim Thaçi dhe të cilin po e kundërshton opozita në përgjithësi. Pa pasur pajtueshmëri dhe konsensus lidhur me këtë gjë, nëse ekziston kjo ndarje, mendoj që procesi nuk mund të ecë përpara. Mendoj që krejt çka kemi nevo jë, është një rikomponim i Qeverisë, i cili është i pamundur pa pasur zgjedhje të reja. Mendoj që VV e pa atë ditë në tryezën e vet si qëndron puna. Do të thotë, partitë e pushtetin nuk e nënshkruajtën deklaratën për zgjedhje të reja, kështu që dhe LDK pati vërejtjet e veta. Unë mendoj që këtij procesi,  i ka ardhur fundi dhe nuk ka më kuptim. Faktikisht LDK-ja e tregoj që e ka bërë vetëm për protagonizëm politik, meqenëse nuk e nënshkruajti deklaratën për zgjedhje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket një mocioni të mundshëm për rrëzimin e qeverisë, Konjufca thotë se çfarëdo iniciative për zgjedhje, ka kuptim vetëm nëse krijohet një listë me firmat e 58 deputeteve, listë kjo për të cilën ai është skeptik.

“Çfarëdo iniciative për zgjedhje ka kuptim vetëm nëse krijohet një listë, ku do të vendosëshin firmat e së paku 58 deputetëve, të cilët e përbëjnë opozitën, nëse nuk bëhen 58 deputetë, atëherë jemi larg rrëzimit të Qeverisë. Unë jam skeptik që mund të bëhen 58 deputetë sepse më duket së paku në njërën anë partia Social Demokrate nuk po më duket e gatshme për zgjedhje. Kurse LDK-ja po bën blofe më shumë lidhur me zgjedhje, siç ishte kjo që duam zgjedhje, e nuk e nënshkruan deklaratën për me pas zgjedhje… Vet fakti që LDK nuk e nënshkrujti deklaratën për zgjedhje, nuk po më duket që janë për zgjedhje, më duket që më përpara janë për zgjedhje të brendshme, se sa për zgjedhje nacionale”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?