Shuma e madhe e parave që Zvicra investoi në Kosovë që nga paslufta

Shuma e madhe e parave që Zvicra investoi në Kosovë që nga paslufta

Projektet për menaxhimin e ujërave të zeza janë tejet të rëndësishme dhe do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, dhe zëvendësshefin e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim, Bernhard Soland, me të cilët diskutoi për mundësinë […]

Projektet për menaxhimin e ujërave të zeza janë tejet të rëndësishme dhe do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, dhe zëvendësshefin e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim, Bernhard Soland, me të cilët diskutoi për mundësinë e zhvillimit të projekteve të ardhshme në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka mirëpritur investimet e deritashme zvicerane, të cilat kapin vlerën e 100 milionë eurove që nga paslufta dhe se është e përkushtuar që të bashkëpunojë edhe në projekte të radhës, veçmas në ato që kanë të bëjnë me minimizimin e dëmeve të ambientit dhe ruajtjen e tij.

“Kosova është e hapur që të pranojë investime të huaja direkte që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave të zeza. Aktualisht janë disa projekte të cilat janë në fazë të implementimit, por ka edhe të tjera të cilat po planifikohen”, tha kryeministri Haradinaj, duke u zotuar, që Qeveria që ai drejton do të marrë përsipër zotimet e nevojshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtyre projekteve, të cilat mbikëqyren nga këshilli ndërministror.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean -Hubert Lebet, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe për ofrimin e bashkëpunimit në projektet që iniciohen nga shteti i tij, duke shtuar se Zvicra do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, përmes projekteve konkrete në fushën e menaxhimit të ujërave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?