Shtrenjtohen biletat në pishinën e Gërmisë, mësohet kur do të hapet

Shtrenjtohen biletat në pishinën e Gërmisë, mësohet kur do të hapet

Largimi i barit dhe pastrimi i hapësirës përreth pishinës së Gërmisë, janë prej përgatitjeve të fundit që po bëhen para hapjes së saj për pushues. Por, ende nuk është vendosur nëse ajo do të nisë sezonin veror të dielën e 10 qershorit apo të martën e 12 qershorit – Ditën e Çlirimit të Prishtinës, raporton […]

Por, ende nuk është vendosur nëse ajo do të nisë sezonin veror të dielën e 10 qershorit apo të martën e 12 qershorit – Ditën e Çlirimit të Prishtinës, raporton 038 në KTV.

Megjithatë, as këtë vit në pishinën që menaxhohet nga ndërmarrja publike “Sport Marketing”, nuk është investuar asgjë nga Komuna e Prishtinës.

Përderisa thotë se ende kanë problem me pagat, Nexhat Uka kryeshef ekzekutiv në NPL “Sport Marketing” njoftoi se këtë vit do të ketë ndryshim të çmimit të hyrjes për të rriturit – gjatë vikendeve, nga 2 në 3 euro.

Në Komunën e Prishtinës, vazhdojnë të thonë se kanë plane për investime në pishinë.

Madje, synojnë që, qysh nga dimri që po vjen, ajo të përdoret edhe për patinazh.

Nëse diçka e tillë bëhet, sipas Ukës, do të ishte e mirëpritur, për shkak se kjo do të lehtësonte gjendjen e rënduar financiare të “Sport Marketingut”.

Megjithatë, Uka mund të mos e mbërrijë këtë risi në krye të ndërmarrjes, pasi tashmë është shpallur konkursi për bordin e ri të ndërmarrjes.

Por, drejtori i “Sport Marketing”, i cili thotë se ka pasur “takime korrekte” me nënkryetarin Pacolli, shton nuk ka ndonjë lajm zyrtar për ndryshimet në drejtimin e ndërmarrjes.

Për shkak të moslejimit të nxënësve të vizitojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, pronë e “Sport Marketingut” vitin e kaluar, zyrtarë të kësaj të fundit, patën akuzuar kryetarin Ahmeti, se po e bën për teke personale dhe po i lë punëtorët pa paga.

Por, Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, thotë se ka komuna plane për pronën e ndërmarrjes në Brezovicë.

Në fillim të këtij viti, Kohavisioni duke u thirrur në burime, ka raportuar se ndërmarrja “Sport Marketing” do të udhëhiqet nga njerëz të afërt me AKR-në.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?