Shkarkimi i Aida Dërgutit mund të shkojë deri në Kushtetuese

Shkarkimi i Aida Dërgutit mund të shkojë deri në Kushtetuese

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Socialdemokrate të Kosovës, janë përplasur dje lidhur me çështjen pozitës së nënkryetares së Kuvendit të cilën e mban Aida Dërguti. Vetëvendosje po insiston se Dërgutit më nuk i takon kjo pozitë, pas largimit nga Vetëvendosje, ndërsa në PSD, thonë se Vetëvendosjes i takuar e drejta e propozimit të […]

Vetëvendosje po insiston se Dërgutit më nuk i takon kjo pozitë, pas largimit nga Vetëvendosje, ndërsa në PSD, thonë se Vetëvendosjes i takuar e drejta e propozimit të nënkryetarit, por që më nuk i takon ky post.

Kuvendi i Kosovës të premten nuk arriti ta shkarkojë nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutin.

E për profesorin universitar, Mazllum Baraliu kjo çështje ka krijuar një situatë të re, pasi sipas tij deri më tash Kuvendi nuk është përballur me një situatë. Ai ka thënë se kjo çështje duhet zgjidhur më mirëkuptim të dy palëve.

“Do duhet zgjidhur në frymën e dispozitave ligjit për zgjedhjet dhe rregullores së Kuvendit, ndërkohë si duket nuk është paraparë asnjëherë që të ndodhë ashtu siç ka ndodhur Vetëvendosje”.

“Është çështje që duhet trajtuar më interpretim analog, pra me analogji si njëri prej parimeve të interpretimit në drejtësi dhe mirëkuptim të dy palëve”, është shprehur Barliu, për lajmin

Ai ka thënë se nëse nuk ka ndonjë marrëveshje dhe Kryesia e Kuvendit nuk e zgjidhe këtë çështje, atëherë më së miri duhet drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Në qoftë se Kryesia Kuvendit, e cila si duket nuk është e gatshme ndoshta edhe  për çështje të konstalacionëve të partive që i konvenon dikujt të mbetet kjo përbërje e nënkryetarëve, dhe Vetëvendosje të këmbëngulë të respektohet burimisht dispozita kushtetuese, pas ndryshime faktikëve dhe praktike që kanë ndodhur në teren, atëherë këtë është më së miri ta interpretojë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Baraliu.

Edhe subjektet tjera politike nuk kanë preferuar që të votojnë për shkarkimin e Dërgutit, ata preferojnë që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën e Kushtetuese.

Aida Dërguti ishte zgjedhur nënkryetare e Kuvendit si deputete e Vetëvendosjes, ndërsa tash pas kalimi të saj, Vetëvendosje ka kërkuar nga ajo që të japë dorëheqje nga ky postë, ose të shkarkohet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?