Shërbimi Korrektues nuk paguan me kohë rreth 530 mijë euro fatura

Shërbimi Korrektues nuk paguan me kohë rreth 530 mijë euro fatura

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar mangësi në procesin e pagesave ndaj operatorëve që ka kontraktuar gjatë vitit 2017. Ky institucion nuk ka paguar me kohë 30 fatura. Është vonuar në kryerjen e obligimit ndaj operatorëve deri në 60 ditë nga datë kur do të duhej të bënte pagesën. Vlera e përbashkët e të gjitha […]

Ky institucion nuk ka paguar me kohë 30 fatura. Është vonuar në kryerjen e obligimit ndaj operatorëve deri në 60 ditë nga datë kur do të duhej të bënte pagesën.

Vlera e përbashkët e të gjitha këtyre faturave arrin në 529 mijë e 809 euro.

Rregullorja financiare e obligon që të gjitha faturat që i pranon institucioni duhet t`i paguaj në afatin prej 30 ditëve nëse kjo është paraparë ndryshe me kontratë.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se ky institucion e ka përsëritur këtë çështje nga vitet e kaluara.

“Si arsyetim për këtë zyrtarët e SHKK-së theksuan që gjatë vitit 2017 ishin përballur me vështirësi të alokimit të mjeteve me kohë dhe me probleme me sistemin e thesarit për të realizuar pagesat”, thuhet në raportin e zyrës së auditivit të Shërbimit Korrektues.

Përveç pagesave me kohë, Shërbimi Korrektues ka bërë blerje pa pasur paraprakisht kërkesën për blerje dhe zotimin e mjeteve siç obligohen me rregullat e Thesarit, shkruan Insajderi.

Kjo ka ndodhur në 36 raste, ku faturat e blerjeve janë dorëzuar pa pasur planifikim blerje sipas procedurave.

Ky tejkalim i obligimeve nga ShKK sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm rrisin rrezikun për pagesa të ndëshkimeve potenciale nga operatorët ekonomik.

“Hyrja në obligime pa siguruar fondet e nevojshme mund të rezultojë me obligime të cilat e rëndojnë buxhetin e vitit pasues”, thuhet në gjetjen e ZAP.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?