SHBA po e dobëson Evropën

SHBA po e dobëson Evropën

Ambasadori i ri i SHBA në Gjermani bën të ditur se do të përzihet direkt në politikën evropiane dhe e shkakton një skandal. Por revoltimi megjithatë do të ishte përgjigjja e gabuar. Analiza e Kryeredaktores së Deutsche Welle, Ines Pohl. Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të […]

Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit. Pasazhet e intervistës, në të cilat ai flet për shumicën e heshtur, për mirëqënien e njerëzve që punojnë normalisht, kritikat për politikën aktuale ndaj refugjatëve dhe në tërësi për qëndrimin mendjemadh të elitave politike, ai mund t’i përsëriste edhe në një aktivitet të partisë konservatore të djathtë AFD – duartrokitjet do t’i kishte të sigurta. Kjo në një kohë kur nuk është hera e parë, që Grenelli përzihet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në fatet e Gjermanisë. Pa ardhur mirë në post, ai u kërkoi firmave gjermane që të tërhiqen nga bizneset me Iranin. Sfondi për këtë kërkesë është grindja transatlantike për marrëveshjen atomike me Iranin.

E padëgjuar deri tani

Me të vërtetë, deri më sot nuk qe dëgjuar që një ambasador të përfshihet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në politikën e vendit, në të cilin e kanë dërguar. Deri tani detyra ka qenë më tepër shpjegimi i vendit nga vjen, ndërtimi i urave, paqëtimi i konflikteve. Por ai që nxehet tani dhe habitet që Grenelli e përkufizon krejt ndryshe detyrën e tij, ende nuk e ka kuptuar si duhet që me këtë President në Shtëpinë e Bardhë gjithçka është tjetër.  Edhe biznesi i deritashëm diplomatik.

Trumpi është biznesmen, që vjen nga biznesi i spektaklit, ku i ka arritur atje sukseset më të mëdha të tij. Kuptimi i tij për politikën nuk është “arti i së mundurës”, siç e ka përcaktuar atë dikur kancelari i parë i Rajhut, Otto von Bismarck. Si të gjithë populistët, Trumpi dhe njerëzit e tij janë të interesuar që të arrijnë efektin më të madh. Kur Grenelli flet në Gjermani për migrim zinxhir dhe kur lëvdon njëkohësisht politikanin e pakompromis austriak Sebastian Kurz, e di mirë se çfarë po bën. Ai synon të inkurajojë ato forca në Evropë, të cilat e sfidojnë si Trumpi rendin ekzistues. Ai ua drejton këtë intervistë kryetarëve nacionalistë të djathtë të shteteve si për shembull në Hungari dhe në Poloni. Pra ua drejton atyre, që shprehin dyshim për Evropën në formën e saj të tanishme.

Synohet të dobësohet kohezioni i BE

Me shkathtësi Grenelli shfrytëzon – si shefi i tij në vendin e tij – për këtë jo vetëm frikërat e njerëzve, për të pasur sukses. Ai shfrytëzon edhe dobësitë e sistemit, për të provokuar një rend të ri në kontinentin e vjetër. Një rend, i cili ta dobësojë kohezionin e BE dhe që të jetë në këtë mënyrë në radhë të parë në dobi të Amerikës.

Tonet e larta, shqetësimet dhe kërkesat për dorëheqje nuk mjaftojnë për t’iu kundërvënë kësaj strategjie të dobësimit të BE. Në këtë garë për tonet më të larta, do të fitojë gjithmonë Trumpi. Gjermanisë dhe partnerëve të saj evropianë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë që Donald Trumpit nuk mund t’i besosh më. Që përkundrazi, ai jo vetëm e kërcënon Evropën me luftë tregtare, por madje dërgon edhe njërin nga diplomatët e tij kryesorë për të përshpejtuar përçarjen e Bashkimit Evropian.

Ndaj kësaj forme të re të raportit transatlantik mund të ketë vetëm një përgjigje: një marrëveshje e qartë për të ardhmen e Evropës, në të cilën ta gjejnë vendin e tyre jo vetëm vendet e mëdha, por edhe të voglat. Sado e hidhur që të jetë: për momentin, ish-aleatja SHBA është kthyer në një rrezik, që nxit përçarjen. Pas kësaj interviste për këtë nuk ka më dyshim.

Burimi: Deutsche Welle

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?