SHBA nuk ia ka kërkuar zyrtarisht Serbisë njohjen e Kosovës

SHBA nuk ia ka kërkuar zyrtarisht Serbisë njohjen e Kosovës

Aktivitetet e drejtpërdrejta diplomatike duhet të çojnë në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Kështu ka thënë kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun duke shtuar se në ‘lojë’ do të hyjnë shumë propozime të cilat janë presion për Serbinë. “Tani ka shumë propozime të cilat janë një lloj presioni mbi Serbinë – për […]

Kështu ka thënë kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun duke shtuar se në ‘lojë’ do të hyjnë shumë propozime të cilat janë presion për Serbinë.

“Tani ka shumë propozime të cilat janë një lloj presioni mbi Serbinë – për të parë se sa mund të jetë maksimumi i kërkesave dhe se çka mund të pranojë Serbia. Mendoj se ne do të ballafaqohemi me shumë informacione të ndryshme në lidhje me letra e propozime, por e gjithë kjo është pjesë integrale e përpjekjeve diplomatike kur është fjala për zgjidhjen e problemeve të vështira siç është Kosova”, është shprehur Drecun

Sipas ‘Novostit’, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë një dokument pune lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës i njohur si ‘Pakoja Amerikane’.

Vuçiq ka deklaruar se ky dokument ishte i papranueshëm për Serbinë duke shtuar se nuk don as ta informojë publikun se çfarë kishte në të.

Ndërkohë, Drecun mendon se në Amerikë nuk është praktikë e zakonshme diplomatike dërgimi i letrave dhe renditja e disa kushteve.

Ai ka shtuar se me ose pa ‘pako’, pozicioni i Shteteve të Bashkuara është plotësisht i qartë.

“Ata po na kërkojnë të pranojmë shtetin e vetëshpallur të Kosovës. Nuk kanë kërkuar ende njohje zyrtare, por kërkojnë që ne të mos e kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara pra të mos ndërhyjmë. Për ne kjo është e papranueshme. Nuk mund të ketë shkëmbim, ne ta pranojmë Kosovën si shtet dhe të mos e kundërshtojmë anëtarësimin në OKB në mënyrë që të themelohet Asociacioni. Kjo nuk është në interes tonin”, ka theksuar Drecun, përcjell lajmi

Drecun ka shtuar se Serbia nuk do të pranojë kurrë kërkesa të tilla që janë të dëmshme dhe nuk kanë interes për vendin

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?