Serbët thonë se jetojnë të sigurtë në Kosovë

Serbët thonë se jetojnë të sigurtë në Kosovë

Kohëve të fundit, zyrtarë të lartë të Beogradit por edhe mediet serbe në përgjithësi vazhdimisht tentojnë ta paraqesin situatën e sigurisë në Kosovë si të brishtë dhe jostabile, sidomos sa i përket sigurisë së popullsisë serbe të cilët jetojnë nëpër enklava në Republikën e Kosovës. Por, gjendja në teren realisht është krejt ndryshe. Indeksonline ka […]

Por, gjendja në teren realisht është krejt ndryshe. Indeksonline ka udhëtuar në Komunën e Graçanicës e cila gjendet vetëm pesë kilometra larg nga kryeqyteti i Kosovës, ku situata e sigurisë është krejt e qetë dhe normale. Këtë na e konfirmon edhe komandanti i stacionit policor në Graçanicë, toger Bratislav Trajkoviç i cili në një intervistë për Indeksonline thotë se situata e sigurisë në Komunën e Graçanicës është e qetë dhe stabile.

“Situata e sigurisë në Komunën e Graçanicës është në nivel të kënaqshëm dhe nuk ka ndonjë arsye për ndonjë shqetësim tek qytetarët ndërsa sa i përket deklaratave të medieve unë nuk mund t’i komentoj, por ajo që shihet në teren në Gracaniçë, në bazë të informative që ne i marrim e që janë zyrtare, situata në komunën tonë është e sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë territor”, thotë komandanti i stacionit policor në Graçanicë Togeri Trajkoviç thotë se përveç disa incidenteve të vogla siç janë grafite të ndryshme nëpër objekte shkollore apo provokimeve me muzikë rrugës nga kalojnë makinat në Graçanicë, nuk ka pasur incidente serioze qysh prej pesë vitesh.

“Nuk mund të them që nuk ka pas fare, por mund të them se vitet e fundit nuk ka pasur incidente me karakter etnik ku njerëzit janë sulmuar fizikisht për shkak të përkatësisë etnike, pra pesë vitet e fundit nuk kemi pasur këso rastesh”.

Edhe qytetarët serbë në këtë komunë thonë se janë të kënaqur me nivelin e sigurisë dhe ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre dhe shqetësim të vetëm kanë papunësinë dhe kushtet ekonomike. Komandanti i policisë thotë se besimi i qytetarëve serb në Policinë e Kosovës viteve të fundit është rritur dhe veprat penale kanë rënë dukshëm në Komunën e Graçanicës.

“Sipas informative qe kemi aktualisht banorët e Graçanicës janë të kënaqur me punën e policisë për dallim të periudhave të më hershme kur më herët kemi pas raste veprave penale siç janë vjedhjet, megjithatë me kalimin e kohës këto vepra kanë rënë në minimum dhe popullsia është e kënaqur me policinë”.

Të dhënat e policisë tregojnë se vitet e fundit nuk ka pasur incidente serioze me motive etnike nëpër enklavat me shumicë serbe me përjashtim të komunave veriore të Kosovës ku incidentet e tilla janë të shkaktuara nga vetë serbët të motivuar nga Beogradi zyrtar. Bratislav Trajkoviç thotë se as ai personalisht por edhe kolegët e tij nuk kanë pasur sulme dhe kërcënime për shkak të punës që bëjnë në Policinë e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?