Sejdiu: PSD-ja nuk e përkrah asnjë platformë ku anashkalohet Kuvendi

Sejdiu: PSD-ja nuk e përkrah asnjë platformë ku anashkalohet Kuvendi

Dardan Sejdiu, deputet i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se kjo parti nuk do të përkrahë asnjë platformë për dialogun, e në të cilën platformë nuk do të ketë përfshirje nga Kuvendi. Sejdiu ka thënë se nëse mundësohet që presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë ekipin e Kosovës pa përfshirje të Kuvendit do të ketë asimetri informatash, […]

Sejdiu ka thënë se nëse mundësohet që presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë ekipin e Kosovës pa përfshirje të Kuvendit do të ketë asimetri informatash, “ku njerëz të caktuar do të kenë më shumë informata se Kuvendi”.

Ai ka thënë se duhet të formohet një komision nga Kuvendi që të mbikëqyrë dialogun dhe që është në diskutim të përhershëm me qeverinë.

“Platforma e qeverisë, për atë që e quajnë faza e fundit e dialogut, lë shumë për të dëshiruar. Është qasje shumë e thjeshtëzuar për një temë që pushteti e cilëson si finalja e dialogut. Interesi i Kosovës definohet nga Kuvendi dhe Qeveria, por s’mundet një palë e tretë ta definojë interesin e vendit. Nuk është interesi që të futemi në dialog për kompromise të reja, e që në fund nuk do të respektohen nga Serbia. Pas një kohe sërish Serbia do të nisë bisedimet sërish nga kompromisi i fundit”, ka thënë Sejdiu në Express Intervistën në KTV.

Sipas Sejdiut, PDK-ja po dëshiron të mbajë vazhdimisht Serbinë temën kryesore politike në vend sepse “nuk dinë të trajtojnë tema”.

Sa i përket pikës ku presidenti Thaçi autorizohet të udhëheqë bisedimet, Sejdiu ka thënë se nuk është në interes të Kosovës që “një president pa kompetenca ekzekutive të bisedojë me një tjetër që ka fuqi të plotë ekzekutive”.

“Duhet të ndërtohet mekanizëm ku Kuvendi prezanton mënyrën që përfaqëson interesin e vendit. Kryeministri është ai që duhet të merret me këtë. Kemi ministri të punëve të jashtme e cila është logjika kur presidenti shkon në këto biseda. Kemi ministre për integrime, që nuk shkon në takime për integrim. Legjitimiteti vihet prej Kuvendit”, ka thënë ai. “PSD-ja nuk e përkrah asnjë platformë ku anashkalohet Kuvendi. Duhet të ekzistojë një mekanizëm ku Kuvendi përfshihet dhe bëhet diskutimi”.

Sejdiu ka thënë se nëse nuk vihet akoma në Kuvend platforma e qeverisë për fazën e ardhshme të dialogut, kjo çështje mund të jetë temë diskutimi në tryezën e ardhshme politike, të organizuar nga PSD-ja.

“Fatkeqësisht prej vitit 2008 e tutje qeveritë që janë udhëhequr nga PDK-ja janë futur në procese të tilla pa përgatitje. Hashim Thaçi më 2011 tha në KTV se ky është dialog teknik ku do të flasim për diploma, kadastër e gjëra tjera teknike. Sot jemi më 2018 dhe ka një sërë marrëveshje të paimplementuara nga Serbia dhe bllokada ndaj Kosovës. Tash përsëri duam të futemi me nguti e josinqeritet e kjo e ka rezultat joseriozitetin. Dikush po dëshiron të faktorizohet ndërkombëtarisht për kushedi far arsye”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?