SDF e mbështetur nga SHBA sfidon kërcënimet për luftë të Assadit

Forcat Demokratike Siriane (SDF) kanë filluar mobilizimin ushtarak pas deklratave te Assadit mbi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll veriun dhe lindjen e Sirisë që aktualisht kontrollohen nga SDF e cila ka mbështetjen e SHBA-së. Intervenimi ushtarak nuk është një “zgjidhje që mund të çojë në rezultate pozitive”, u shpreh zëdhënësi i […]
Intervenimi ushtarak nuk është një “zgjidhje që mund të çojë në rezultate pozitive”, u shpreh zëdhënësi i SDF-së, Kino Gabriel.
“Çdo intervenim ushtarak, sipas SDF nuk është një zgjidhje, pasi çon në shkatërrim, humbje dhe vështirësi për popullin sirian”, shtoi ai.
Ditë më parë, Assad gjatë një interviste për një medium rus, paralajmëroi se ai nuk do të hezitonte që të përdorë forcën në 1/3 e territoreve që kontrollohen nga SDF, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Problemi i vetëm në Siri është SDF”, tha Assad. “Ne i kemi dy opcione si të merremi me ata”.
“Opcioni i parë: ne do të fillojmë të hapim dyert e negociatave. Sepse, shumica e popullit sirian e duan vendin e tyre, dhe nuk dëshirojnë të jenë kukulla të vendeve të huaja”, deklaroi Assad. Ndërkaq, opcioni i dytë sipas Assadit do të jetë përdorimi i forcës.
E themeluar në vitin 2015, SDF thotë se po lufton për të krijuar një Siri demokratike dhe federale përgjatë vijave të rajonit të Rojavës në veri./Periskopi/












