Sanchezi ateist betohet mbi Biblën se do të jetë kryeministër i gjithë Spanjës

Kreu i Partisë Socialiste spanjolle, Pedro Sanchez bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, një ditë pasi mocioni i tij i mosbesimit rrëzoi konservatorin Mariano Rajoy, që e mbante postin prej gati 7 vjetësh. Sanchezi ateist u betua që të mbrojë Kushtetutën pa e mbështetur dorën mbi një bibël apo kryq, hera e parë […]

Sanchezi ateist u betua që të mbrojë Kushtetutën pa e mbështetur dorën mbi një bibël apo kryq, hera e parë që ndodh kjo në historinë moderne të vendit.

Udhëheqësi socialist, partia e të cilit ka vetëm një të katërtën e vendeve në Parlament, arriti të siguronte mbështetjen e 6 partive të tjera për të përmbysur Rajoyn pas një skandali gjigant korrupsioni. Tani, 46-vjeçarit i duhet të mendojë se cilët do të jenë njerëzit që do të përfshijë në kabinetin e tij, ndërsa listën pritet ta bëjë publike javën që vjen.

Premtimi solemn gjatë ceremonisë së shkurtër në rezidencën mbretërore në Madrid ishte të përmbushë detyrimet e tij me ndërgjegjje, nder, besnikëri ndaj Mbretit e të mbrojë dokumentin themeltar të shtetit.

Po të shtunën u betua edhe qeveria e re rajonale e Katalonjës, betejën e së cilës për pavarësi Rajoy e mbylli me një grusht të fortë dhe vendosjen e sundimit direkt të Madridit, 7 muaj më parë. Presidenti i ri katalanas, Joaquim Torra, aleat i ngushtë i liderit të përmbysur separatist Carles Puigdemont, u zotua që të vazhdojë përpjekjet për shkëputjen e rajonit nga Spanja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?