Rritja e cilësisë në arsim, jetike për të ardhmen e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen e duhur për universitetet ekzistuese në vend dhe veçanërisht për studentët, në mënyrë që gjendja në arsimin e lartë të përmirësohet dhe të shënohen rezultate konkrete. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me […]
Ai këto komente i bëri gjatë takimit me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në vend.
Haradinaj tha se është e rëndësisë jetike që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe investimi në infrastrukturë për zhvillim normal të punës në arsimin e lartë, ndërsa përmendi nevojën e reformave arsimore si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen aktuale.
Ndërkaq, rektori Dema theksoi se situata aktuale në Universitetin e Prishtinës, nuk është e kënaqshme edhe përkundër faktit se është duke u punuar me mjaft përkushtim, duke radhitur sfidat me të cilat është duke u përballuar arsimi i lartë në vend.












