Rezolutat e kota të Kuvendit, mbesin të papërfillshme

Rezolutat e kota të Kuvendit, mbesin të papërfillshme

Më 31 janar e 1 shkurt të këtij viti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës u diskutua për gjendjen alarmante krijuar nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit. Pas debatit, grupet parlamentare kanë nxjerrë një rezolutë me 18 pika, ku ndër të tjera është kërkuar që mbrojtja e mjedisit të shndërrohet në […]

Pas debatit, grupet parlamentare kanë nxjerrë një rezolutë me 18 pika, ku ndër të tjera është kërkuar që mbrojtja e mjedisit të shndërrohet në prioritet shtetëror.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, thotë se ka krijuar task-forcë për plotësimin e pikave të kësaj rezolute.

Por, sipas saj, në rezoluta të tilla me rëndësi shtetërore, edhe Qeveria duhet të ndihmojë më shumë.

Në Kuvendin e Kosovës sa herë që diskutohet për tema të mëdha, dalin rezoluta të tilla.

Një rezolutë për arsimin është miratuar vitin e kaluar ku e shpall këtë sektor me interes nacional për vendin, dhe që ministri i Arsimit do të duhej të raportonte çdo 3 muaj.

Kjo, sipas deputetes dhe anëtares së Komisionit për Arsim nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, nuk është duke ndodhur pasi ministri një kohë të gjatë nuk ka raportuar në Kuvend.

Ajo përmend edhe rezolutën e hartuar pas shkarkimit të bordit të mëparshëm të Agjencisë së Akreditimit, sipas së cilës, ministri veproi pasi gjendja u bë alarmante.

Artan Murati nga KDI-ja, thotë se një numër i madh i rezolutave të miratuara, nuk dihet nga kanë mbetur.

tij, kjo është pasojë që rezolutat nuk kanë obligime ligjore, ndaj dhe institucionet nuk marrin përgjegjësi të mëdha.

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar rezolutën më të re, atë për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti.

Në një përgjigje me shkrim të Ministrisë së Arsimit, thuhet se menjëherë është iniciuar hartimi i një Udhëzimi Administrativ, i cili do të jetë baza kryesore e punës për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?