Rezoluta për raportin e progresit përplas Krasniqin e Konjufcën

Rezoluta për raportin e progresit përplas Krasniqin e Konjufcën

  Propozim rezoluta për raportin e progresit pas debatit për këtë çështje, ka përplasur shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të VV-së, Glauk Konjufca. Krasniqi tha se propozim rezoluta ka të bëjë me së paku me rezolutë, derisa e ka quajtur manipulim deklarimin e iniciuesi së debatit, Fitore Pacollin. “Harmonizimi është […]

 

Propozim rezoluta për raportin e progresit pas debatit për këtë çështje, ka përplasur shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të VV-së, Glauk Konjufca.

Krasniqi tha se propozim rezoluta ka të bëjë me së paku me rezolutë, derisa e ka quajtur manipulim deklarimin e iniciuesi së debatit, Fitore Pacollin.

“Harmonizimi është arritur dje, por mashtrimi është bërë më vonë sepse pasi janë pajtuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare këta në mënyrë të njëanshme janë munduar ta imponojnë këtë rezolutë. Qysh e kanë bëtë marrëveshje me LDK-në dhe PSD-në, është çështje tjetër. Me LDK-në po habitëm se me këta jo, se veç në ëndërr mund të shohin ta obligojnë qeverinë për krejt këto pika…kjo nuk është rezolutë, kjo është fontanë dëshirash, këtu janë dhjetë pika, ky është traktat politik, veç rezolutë nuk është”, tha Krasniqi.

Por Konjufca theksoi se nuk e dinë pse duhet me qenë e papranueshme për PDK-në, propozim rezoluta për raportin e progresit, kur aty ka pika qëllimmira.

“Nuk po e kuptoj këtë barrikadim të PKD-së kundër kësaj rezolute, shikoni edhe njëherë pavarësisht çka ka fol Memli, lexojini edhe një herë dhe do të bindeni se janë shumë të mira për Kosovën”, theksoi Konjufca.

Kurse, reagoi shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili theksoi se vetëm në dy rate shpërthen.

“Unë kur shpërthej, shpërthej veç ndaj dyfytyrësisë dhe ndaj pafytyrësisë, kështu që reagimi im ishe ndaj pafytyrësisë dhe dyfytyrësisë së përfaqësuesve të juaj në këtë çështje. E dyta, mos manipulo së është e ulët, s’të beson askush me thanë çka ka ky e ai kundër. Këto janë pjesë e programi të qeverisë, i rregullon Qeveria e Kosovës që e ka votuar ky Kuvend dhe janë të përfshira aty. Nuk ju ka mbetur juve të bëni propozime të tilla, së paku jo tash”, u shpreh Krasniqi.

Iu përgjigj edhe Konjufca, i cili përmendi një raport të BE-së, sipas të cilit 90 për qind e aseteve që krijohet nga krimi nuk konfiskohen.

Edhe shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi, reagoi duke thënë se përfaqësuesja e VV-së, manipulojë.

“Thotë që janë kërkuar të hiqen pikat që kanë të bëjnë me punësimin, që do të thotë këta janë kundër punësimit, nuk e tregon arsyen se pse kjo pikë kanë kërkuar mos të përfshihet në rezolutë, e fsheh, do të thotë arsye e përfaqësuesit të Nismës ka qenë se kjo është në program qeveritar, nuk ka kuptim të fusim pika të rezolutës të programit qeveritar. Pra e fsheh të vërtetën e plotë, këtu qëndron manipulimi. E dyta thotë, kanë kërkuar që të hiqet pika që ka të bëjë me sigurimet shëndetësore, prapë këta janë kundër sigurimeve shëndetësore qytetarë dijeni, këtu qëndron manipulimi. E treta kanë kërkuar që të hiqet pika që ka të bëjë me ndërtimin e çerdheve, pra këta janë kundër ndërtimit të çerdheve, këtu qëndron manipulimi”, theksoi Sherifi.

Megjithatë, në fund nuk është votuar kjo propozim rezolutë, pasi nuk ka pasur kuorum. Kjo propozim rezolutë as pas dy herë të hedhjes në votim nuk mori votat e mjaftueshme, meqë nuk votonin 61 deputetë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?