Reagojnë shtetet e BE’së: Mogherini po e mban të fshehtë marrëveshjen finale të dialogut

Reagojnë shtetet e BE’së: Mogherini po e mban të fshehtë marrëveshjen finale të dialogut

Vendet anëtare të BE-së kanë kërkuar që të përfshihen në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç kanë mësuar burimet evropiane për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, shtetet e Bashkimit Evropian po tregojnë kundërshtim ndaj mungesës së transparencës në lidhje me dialogun politik, sidomos me marrëveshjen përfundimtare. Kjo është bërë e […]

Vendet anëtare të BE-së kanë kërkuar që të përfshihen në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç kanë mësuar burimet evropiane për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, shtetet e Bashkimit Evropian po tregojnë kundërshtim ndaj mungesës së transparencës në lidhje me dialogun politik, sidomos me marrëveshjen përfundimtare.

Kjo është bërë e ditur të premten e javës së kaluar në një takim ku u takuan zyrtarë nga Shërbimi i politikës së jashtme të BE-së. U kërkua që shtetet e BE-së të informohen gojarisht për procesin e dialogut.

Sipas këtyre burimeve, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë të kënaqura që janë përjashtuar në një mënyrë nga i gjithë ky proces. Siç shpjegojnë burimet e Evropës së Lirë, ekipi që udhëheq dialogun në Bruksel nuk konsultohet asnjëherë me shtetet anëtare të BE-së.

“Dialogu po hynë në fazën kritike dhe shtetet e BE-së nuk janë pjesëmarrje kur një marrëveshje finale do të jetë historike. Ne kemi shprehur dyshime pse Mogherini po e mban këtë me fshehtësi të madhe”, ka thënë një burim anonim.

Bashkëbiseduesi tutje shpjegoi se Mogherini për dialogun jep informacione vetëm sipërfaqësore, duke konfirmuar se të dyja shtetet janë pro një marrëveshje përfundimtare.

Duke marrë parasysh këtë gjendje dhe peshën e marrëveshjes finale, kryeqytetet e BE-së kanë kërkuar përfshirjen e tyre në një marëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një nga hapat e diskutuar ka qenë edhe ideja që kjo temë të përfshihet në konkluzionet e Samitit të Qershorit, ku do të diskutojnë qeveritë e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Burimi ka konfirmuar se po punohet që një nga pikat përfundimtare ktë jetë që BE-ja ta përgatit një marrëveshje ligjërisht obligative ndërmjet dy vendeve.

Samiti do të mbahet më 28 dhe 29 qershor, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme.

Nëse konkluzionet përfshijnë kërkesën e vendeve anëtare që të jenë pjesë e dialogut, atëherë Mogherini do të ishte e detyruar të përmbushë këtë kërkesë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?