Qeveria shënon Ditën e Fëmijëve: Zhvillimi i qëndrueshëm nis me ta

Qeveria shënon Ditën e Fëmijëve: Zhvillimi i qëndrueshëm nis me ta

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, është shënuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ku u tha se fëmijët duhet të ruhen nga ekspozimi i dukurive negative. Kryetarja e grupit “ROR”, Trina Hoti, tha se shteti jonë të ofrojë qasje të barabartë për të gjithë fëmijët, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë për një […]

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, është shënuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ku u tha se fëmijët duhet të ruhen nga ekspozimi i dukurive negative.

Kryetarja e grupit “ROR”, Trina Hoti, tha se shteti jonë të ofrojë qasje të barabartë për të gjithë fëmijët, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë për një shoqëri më të mirë.

 

“Çdo ditë është një qershor, çdo ditë duhet të jetë dhe të punohet për një qershorin dhe ky rrugëtim nuk do të mund të fillonte ndryshe përpos këtij hapi pozitiv të ndërmarr sot, të këtij takimi që premton marrëdhënie permanente të shtetit dhe fëmijëve apo të tashmes dhe të ardhmes, e njëra nga investimet e shumanshme është Strategjia Nacionale për të Drejtat e fëmijëve që ka një rëndësi të veçantë për Qeverinë, posaçërisht për fëmijët“, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka fëmijët nuk janë në pozitën më të mirë në vendin tonë dhe të rriturit duhet të marrin përgjegjësi për të hequr pengesat që fëmijët të rriten pa pengesa.

 

“Ekspozimi i fëmijëve  në disa dëme që të prishin ende pa u rritur është i rrezikshëm, duhet t’i ruajmë fëmijët prej ekspozimeve të gabuara, këtu janë puna e detyruar, lloje të ndryshme të skllavërisë, rreziqe të natyrave të ndryshme, këtu hyn edhe narkotikët, alkooli, duhani…e fundit që po dua të iu kërkojë ndihmë është kryesorja, është ambienti, ne qe 20 vjet që nga paslufta po e gjuajmë bërllokun çdokënd“, ka thënë Haradinaj.

Kurse, shefi i zyrës së UNICEF-it, Brando Co tha se janë të angazhuar në fushat e të drejtave të fëmijëve dhe kjo lidhet me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

“Në Kosovë ka të arritje të konsiderueshme në shumë fusha dhe mortaliteti foshnjor ka rënë, do të thotë regjistrimi në shkolla po rritet, disa shërbime po ofrohen shumë e shumë për fëmijët dhe është një strategji kombëtare, e cila është në draft, mirëpo që do të finalizohet dhe do të zbatohet në aspektin e trajtimit të fushave të drejtave të fëmijëve në rrafshin horizontal dhe zhvillimi i qëndrueshëm fillon pikërisht me fëmijët   “, tha ai.

Sipas tij, kthimi i investimit në fëmijë do të kthehet në përfitim, kështu që është koha e duhur për të investuar tek fëmijët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?