Qëndrimet kundër shqiptarëve të Qeverisë së re italiane: Ata hyjnë në BE, ne dalim. Si thoni?

Qëndrimet kundër shqiptarëve të Qeverisë së re italiane: Ata hyjnë në BE, ne dalim. Si thoni?

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Çfarë duhet të presin shqiptarët nga Qeveria e re? Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të […]

Çfarë duhet të presin shqiptarët nga Qeveria e re? Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të tij kundër emigracionit është i pasur, por në një rast komenton drejtpërdrejtë me tone raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket. Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni”, u drejtohet ai ndjekësve të vet në Facebook në 2014, një ditë pasi Shqipëria kishte marrë statusin e kandidatit.

Një vit më parë shënjestronte sërish emigracionin e paligjshëm duke përdorur si shembull shqiptarët. Shpërndan në profilin e tij një lajm nga kronika e zezë.

“Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, shkruan ai.

Me afrimin e zgjedhjeve, tonet e tij në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve u zbutën. Nisi të sjellë shembuj integrimi. Njëri prej tyre ishte 23-vjeçari Mike Gjeli, anëtar i Lega Nord.

“Jam bir emigrantësh. Kam lindur këtu në Itali. Nuk e kam ndjerë veten të diskriminuar asnjëherë. Ne si familje kemi ndjekur dhe respektuar rregullat dhe Lega këtë kërkon, që të gjithë të respektojnë rregullat”, deklaronte Mike Gjeli në 2017.

Por, jo të gjithë kanë fatin e Mike Gjelit. Në Itali janë më mijëra shqiptarë me leje qëndrimi dhe pune të përkohshme, fati i të cilëve vihet në pikëpyetje nga politikat që do të ndjekë qeveria e re, sidomos Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Matteo Salvini.

Një tjetër ndryshim mund të pritet edhe në qëndrimin e palëkundur të Italisë për rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me një koalicion euroskeptik, kjo mbështetje mund të lëkundet, ndoshta jo që nga 22-23 qershori, kur Këshilli i Europës do të mblidhet dhe do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë ,apo jo por në afatgjatë ndryshime mund të ketë./tcheve

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?