Putin: Lufta bërthamore Kore Veriore-SHBA do të tmerronte Rusinë

Rusia do të kërkojë më së paku një luftë bërthamore me Korenë e Veriut, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për një televizion austriak, duke shtuar se Moska do të “shterojë çdo përpjekje” për të zgjidhur tensionet atje në mënyrë paqësore. “Nuk dua të mendoj për këtë”, tha Putin për “ORF” duke iu përgjigj pyetjes […]
“Nuk dua të mendoj për këtë”, tha Putin për “ORF” duke iu përgjigj pyetjes në lidhje të një lufte potenciale bëthamore ndërmjet Koresë Veriore dhe SHBA-së.
Udhëheqësi rus gjithashtu e përshkroi idenë e një zhvillimi të tillë si “të tmerrshëm”, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
“Rusia, nuk është e interesuar për një luftë të tillë, pasiqë është në kufi me Korenë Veriore”, tha Putin, duke shpjeguar se disa teste nukleare janë bërë afër kufirit me Rusinë.
Kriza në gadishullin korean duhet të zgjidhet eksklusivisht përmes mjeteve diplomatike, tha ai.
“Nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut po mbështet qëllimet e tij me veprime praktike, për shembull, duke hequr dorë nga teste të reja të raketave balistike, teste të reja bërthamore, pala tjetër duhet të veprojë njejtë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se stërvitjet e ushtrisë amerikane në këtë zonë janë “kundërproduktive”.
Putin po ashtu vlerësoi përpjekjet e Pekinit në zgjidhjen e krizës në gadishullin korean./Periskopi/












