Procedohet për Kuvend Ligji që ndikon në mbrojtjen e prodhimit vendor

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se sot në Komisionin Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal me votë unanime u procedua tutje Projektligji për Masat Mbrojtëse në Importe. Projektligji është sjellë nga Qeveria, ndërsa amandamentimin e tij e […]
Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se sot në Komisionin Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal me votë unanime u procedua tutje Projektligji për Masat Mbrojtëse në Importe.
Projektligji është sjellë nga Qeveria, ndërsa amandamentimin e tij e kanë bërë grupi punues, të cilin e ka udhëhequr deputeti, Dardan Sejdiu.
Ai ka thënë se ky ligj ndikon në ngritjen e kapaciterteve për mbrojtjen e prodhimit vendor.
“Pas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ky është ligji i radhës i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e prodhimit vendor!”, ka thënë Sejdiu.












