Policia qëllon një person në Berlin, planifikonte sulm me thikë në katedrale

  Një oficer policie gjerman ka qëlluar një austriak me një thikë në duar, i cili synonte të kryente një masakër në Katedralen e Berlinit pasditen e së dielës. 53-vjeçari është qëlluar në këmbë, sipas policisë së Berlinit, ndërsa edhe një oficer është plagosur gjatë incidentit, përpara se të dërgohej në spital. Policia thotë se […]

Një oficer policie gjerman ka qëlluar një austriak me një thikë në duar, i cili synonte të kryente një masakër në Katedralen e Berlinit pasditen e së dielës.

53-vjeçari është qëlluar në këmbë, sipas policisë së Berlinit, ndërsa edhe një oficer është plagosur gjatë incidentit, përpara se të dërgohej në spital.

Policia thotë se nuk ka asnjë të dhënë deri tani për motive terrorizmi pas këtij incidenti.

Rreth 100 persona ndodheshin në godinë gjatë kohës që ndodhën ngjarjet, rreth orës 16 të pasdites së të dielës. Policia njoftoi se ishte vënë në alarm nga një telefonatë e bërë nga një punonjës i katedrales.

Përmes një deklarate, policia nxiti banorët të evitojnë spekulimet, ndërsa shtoi se detaje të tjera mbi incidentin do të pasonin. Dëshmitarë të cituar nga media gjermane thanë se personi dukej në gjendje “konfuze”.

Ndërkohë, pamje video nga vendngjarja treguan ekipet policore të armatosura rëndë që u rreshtuan jashtë katedrales, për të parandaluar çdo përshkallëzim sulmi. Dëshmitarëve të ngjarjes iu erdhën në ndihmë edhe këshillues psikikë.

Kisha e shekullit të XIX ndodhet në qendër të Berlinit dhe është një nga atraksionet turistike që tërheq më shumë turistë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?