Policia nis hetimet për plagosjen e 31-vjeçarit

Për shkaqe ende të paqarta, një 31-vjeçar është plagosur me një plumb rikoshetë, i cili e ka goditur atë në shpatull. Ky rast, fatmirësisht pa pasoja për jetën, është shënuar në lagjen nr 1 të Sarandës, jashtë ambienteve të një lokali. Shtetasi me inicialet A.R., 31-vjeç, banues në Konispol, është jashtë rrezikut për jetën. Po […]
Shtetasi me inicialet A.R., 31-vjeç, banues në Konispol, është jashtë rrezikut për jetën.
Po kështu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW, i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e kapjen e autorit.












