Policia lëshon një deklaratë për situatën e sigurisë në Kosovë

Policia lëshon një deklaratë për situatën e sigurisë në Kosovë

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile. Megjithatë kjo gjendje sipas Policisë është e përcjellë nganjëherë me disa incidente të natyrave të ndryshme, por që është arritur të menaxhohen nga institucionet relevante të sigurisë, e që në asnjë mënyrë nuk kanë ndikuar […]

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Megjithatë kjo gjendje sipas Policisë është e përcjellë nganjëherë me disa incidente të natyrave të ndryshme, por që është arritur të menaxhohen nga institucionet relevante të sigurisë, e që në asnjë mënyrë nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme.

“Bazuar në mandatin e saj, Policia e Kosovës ushtron autorizimet dhe kompetencat e saja ligjore dhe kushtetuese, në shërbim të plotë ndaj qytetarëve, me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt, në funksion të garantimit të lëvizjes së lirë për të gjithë. E drejtë themelore e çdo qytetari është të jetuarit dhe të vepruarit e lirë dhe pa frikë, pa dallim moshe, gjinie, race, përkatësie fetare apo etnike, e që është interes parësor i yni në përmbushjen dhe respektimin e plotë të tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në komunikatë thuhet tutje se vizioni i Policisë së Kosovës, veprimtarinë e vet policore e orienton drejt ofrimit të sigurisë, zbatimit të ligjit dhe parandalimit të krimit, gjithnjë me përkushtim në shërbim të qytetarëve për të promovuar ambient të qetë dhe të sigurt.

“Gjithashtu misioni ynë është të përmirësojmë cilësinë e shërbimit për qytetarët, duke iu ofruar kushte maksimale për mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave themelore të çdo individi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale, efektive, efikase, duke demonstruar sinqeritet, ndershmëri, transparencë dhe llogaridhënie, në përmbushjen e misionin tonë duke avancuar edhe më tej ngritjen e “besueshmërisë dhe kënaqshmërisë “ karshi publikut.

“Bashkëpunimi ynë me komunitetin dhe bashkërendimi i aktiviteteve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë mbetet prioritet i yni i vazhdueshëm, i cili ndihmon në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe avancimin e partneritetit të Policisë së Kosovës me qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë ky angazhim reciprok i Policisë me qytetarët e Kosovës dhe me akterët tjerë, do të ndikojë për një jetë pa frikë nga krimi, por edhe do të kontribuojë në luftën kundër kriminalitetit dhe parandalimit të të gjitha dukurive negative në shoqëri.

“Andaj, inkurajojmë të gjithë qytetarët që përmes informimit dhe raportimit të rasteve kriminale, të ndihmojnë Policinë e Kosovës në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të të gjitha rasteve kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të veprave penale”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?