Policëve të dyshuar për ryshfet i mbetet në fuqi aktakuza

Policëve të dyshuar për ryshfet i mbetet në fuqi aktakuza

13 zyrtarë policorë të dyshuar për marrje ryshfeti do të vazhdojnë të gjykohen me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Kështu u vendos nga Gjykata e Apelit që refuzoi ankesën e avokatëve mbrojtës mbi vendimin e Gjykatës Themelore për refuzimin e kërkesave për të hedhur aktakuzën. “Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur […]

Kështu u vendos nga Gjykata e Apelit që refuzoi ankesën e avokatëve mbrojtës mbi vendimin e Gjykatës Themelore për refuzimin e kërkesave për të hedhur aktakuzën.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara kërkesat e trembëdhjetë të pandehurve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave“, thuhet në njoftimin e gjykatës

Sipas aktakuzës së prokurorisë themelore, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, të pandehurit Ahmet Hasani, Arton Bimbashi, Avdi Beqiri, Avni Mehmeti, Bojan Saviq, Esat Haxhiu, Halit Shabani, Jovica Trajkoviq, Nazim Hamiti, Rushit Hoti, Sabit Hajdari, Sedat Haxhimehmeti, Sllavisha Spasiq dhe Zeki Shala akuzohen për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit’.

Sipas aktakuzës, këta zyrtarë policorë kanë marrë ryshfet nga kundërvajtësit në trafik në shkëmbim të mosshqiptimit të gjobave.

Në këtë mënyrë, këta policë dyshohet se kanë përfituar për xhepin e tyre dhe i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës.

Në këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe 20 pjesëtarë të Njësisë së Kontrollit të Autostradave të dyshuar për marrje ryshfeti.

20 të tjerë vijnë nga Njësia e Trafikut në Mitrovicën e Veriu, 15 nga Njësia e Trafikut në Mitrovicën e Jugut dhe 4 të tjerë nga Njësia e Trafikut në Prizren.

Sipas një hulumtimi të Kallxo.com, zyrtarët policorë akuzohen se kanë marrë ryshfet nga ngasësit e ndryshëm në euro dhe dinarë serbë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?