Pochettino favorit për trajner të Realit

Klubi mbretëror është në kërkim të një trajneri të ri. Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë, kur dje njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga puna e trajnerit të Real Madridit, ndonëse në dy vite e gjysmë ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”. Ndërkohë që Reali tani ka filluar të mendojë […]
Klubi mbretëror është në kërkim të një trajneri të ri.
Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë, kur dje njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga puna e trajnerit të Real Madridit, ndonëse në dy vite e gjysmë ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”.
Ndërkohë që Reali tani ka filluar të mendojë për pasuesin e Zizou dhe sipas medieve spanjolle më i favorizuari duket se është Mauricio Pochettino.
Trajneri i Tottenhamit aludohet se ka nisur kontaktet me klubin “Los Blancos”. Për të dyert janë të hapura, pavarësisht rinovimit të kontratës me Spurs që skadon me 2023.
Për emrin e argjentinasit situata duket tepër e favorshme, pasi në kontratën e tij ekziston një klauzolë pro kalimit te Real Madridi, nisur nga kjo pritet vetëm një telefonatë e presidentit Florentino Perez.
Gjatë javës tjetër Reali pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri, i cili bëjë planet për të ndërtuar një skuadër e cila do të vazhdojë sukseset e Zidane.












