Përmbytet varka në Mesdhe, vdesin 48 emigrantë

Përmbytet varka në Mesdhe, vdesin 48 emigrantë

  Sërish tragjedi në mesdhe. Të paktën 48 emigrantë kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbyt në brigjet lindore të Tunizisë. Rreth 60 persona u shpëtuan nga rojet bregdetare. Vendi është bërë si një rrugë e rëndësishme për emigrantët që përpiqen të kalojnë në Evropë. Ky emigrim vjen për ti shpëtuar trafikantëve të njerëzve […]

 

Sërish tragjedi në mesdhe. Të paktën 48 emigrantë kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbyt në brigjet lindore të Tunizisë. Rreth 60 persona u shpëtuan nga rojet bregdetare.

Vendi është bërë si një rrugë e rëndësishme për emigrantët që përpiqen të kalojnë në Evropë. Ky emigrim vjen për ti shpëtuar trafikantëve të njerëzve në Libi që kanë skllavëruar, torturuar dhe vrarë emigrantët rregullisht.

Në varkën e fundit ndodheshin 180 vetë, mes të cilëve 100 tunizianë, tha Ministria e Brendshme e vendit.

Varka ndodhej 5 mijë nga Ishujt Kerkennah dhe 16 milje detare nga qyteti i Sfax, tha Ministria. Operacionet e shpëtimit u pezulluan mbrëmjen e së dielës, por do të rifillojnë mëngjesin e së hënës, thanë zyrtarët.

Një i mbijetuar u shpreh për Reuters se kapiteni kishte braktisur anijen pasi ajo filloi të zhytet për t’i shpëtuar arrestimit nga roja bregdetare. Një tjetër i mbijetuar ka treguar se anija kishte një kapacitet maksimal prej 90 vetësh, rreth gjysma e numrit të njerëzve që ishin në bord.

“Ne mund të prekim ujin me duar dhe uji po vinte drejt varkës,”-u shpreh ai. “Ata që mundën të largoheshin, u larguan ndërsa të tjerët u mbytën. Qëndruam atje deri në orën pesë të mëngjesit, pastaj erdhën peshkatarët për të na ndihmuar dhe pastaj erdhi ushtria”.

Tunizianët e papunë dhe afrikanët e tjerë shpesh kërkojnë të kalojnë detin Mesdhe me anije të improvizuara nga Tunizia në Sicili të Italisë.  Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe përmbytja e varkës, gjatë një vizite në Sicili tha se ishulli nuk mund të jetë më “kampi i refugjatëve të Evropës”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?