Përgatitjet për takimin Trump-Kim në rrugën e duhur, thotë Pompeo

Përgatitjet për takimin Trump-Kim në rrugën e duhur, thotë Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se negociatat e djeshme me numrin dy të Koresë së Veriut kanë rezultuar në “përparim real”. Pompeo bisedoi në Nju Jork me zëvendësin më të lartë të Kim Jong Unit, mbi planet e takimit mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Përgatitjet për takimin mes […]

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se negociatat e djeshme me numrin dy të Koresë së Veriut kanë rezultuar në “përparim real”.

Pompeo bisedoi në Nju Jork me zëvendësin më të lartë të Kim Jong Unit, mbi planet e takimit mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Përgatitjet për takimin mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut po vazhdojnë si duhet, thonë zyrtarët amerikanë.

Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë koreano-verior që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vjet. Pas takimit të tretë mes tij dhe shefit të diplomacisë amerikane, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se është arritur përparim real.

“Nënkryetari Kim Yong Chol tani ka në plan të vijë në Uashington për të dorëzuar një letër personale të Kryetarit Kim Jong Un.

Takimi që është propozuar ofron një mundësi historike për Presidentin Trump dhe Kryetarin Kim që të udhëheqin me guxim Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut drejt një epoke të re me paqe, begati dhe siguri,” tha zoti Pompeo.

Ndërkaq, zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni pret nga Koreja e Veriut një zotim historik para se të zhvillohet takimi.

Dje, Presidenti Trump u mundua të mos ushqente shpresat për një zgjidhje të shpejtë për ta bindur Korenë e Veriut të braktisë armët bërthamore, duke thënë se mund të duhet më shumë se një takim mes dy udhëheqësve për të finalizuar marrëveshjen e çarmatosjes bërthamor.

Analistë të politikave të jashtme paralajmërojnë se ka një numër sfidash:

David Albright, Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare

“Duhet bërë procesi i vështirë i verifikimit, duhet realizuar çarmatosja bërthamore: mbyllja e objekteve bërthamore, verifikimi i sasisë së plutonit të pasuruar dhe nivelit të pasurimit,” thotë analisti David Albright.

Analisti David Albright parashikon se Koreja e Veriut do të eliminojë të gjitha programet dhe armët bërthamore relativisht shpejt, në shkëmbim për garanci sigurie dhe lëshime nga Shtetet e Bashkuara./voa

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?