Performanca e Rita Orës në Tiranë nëpërmjet fotografive

Performanca e Rita Orës në Tiranë nëpërmjet fotografive

Sheshi “Skënderbej” është tejmbushur mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në skenë ka dalë edhe shqiptarja me famë botërore Rita Ora, e cila rikthehet për një koncert në Tiranë pas 6 vitesh. “Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që është pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i […]

Sheshi “Skënderbej” është tejmbushur mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në skenë ka dalë edhe shqiptarja me famë botërore Rita Ora, e cila rikthehet për një koncert në Tiranë pas 6 vitesh.

“Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që është pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i së cilës është të jesh një mbijetues dhe të jesh krenar për atë që ti je”, u shpreh Rita Ora.

Ylli ndërkombëtar me origjinë nga Kosova kohët e fundit ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti i mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”, këngë të cilën e këndoi edhe mbrëmjen e kësaj të diele para mijërave fansave të saj të mbledhur në Sheshin Skënderbej për të ndjekur live “Ora e Super Muzikës”.

Por ajo ka befasuar teksa ka kërcyer për pak momente edhe në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. E ndërsa koncerti po i afrohej fundit, ajo ka shprehur dëshirën për të kënduar sërish përpara publikut shqiptar.

Kosova ka dominuar skenën e ngritur për këtë mbrëmje festive në sheshin Skënderbej, teksa para Rita Orës ka kënduar një tjetër zë brilant e figurë e njohur në muzikën shqiptare, Kida.

Këngëtarja, aktorja dhe modelja Rita Ora gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar ne Vatikan për vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya