PDK në Prishtinë: VV po na ndihmon në betejën kundër Shpend Ahmetit

Asamblistët e Komunës së Prishtinës kanë shkarkuar nga detyra, Qëndrim Sahitin, aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore. E gjithë kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në dhe PDK-në brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës. Kurse, këtë mbështetje reciproke e ka konfirmuar edhe asamblisti i PDK-së në Prishtinë Lirak Çelaj. Ky […]
Asamblistët e Komunës së Prishtinës kanë shkarkuar nga detyra, Qëndrim Sahitin, aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore.
E gjithë kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në dhe PDK-në brenda Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kurse, këtë mbështetje reciproke e ka konfirmuar edhe asamblisti i PDK-së në Prishtinë Lirak Çelaj. Ky i fundit, për “Indeksonline”, ka thënë se Lëvizja “Vetëvendosje” po u ndihmon atyre në “betejën” kundër Shpend Ahmetit.
“Nuk është që ne i kemi ndihmu Lëvizjes Vetëvendosje, ajo na ka ndihmu ne sepse në këtë betejë e kemi bo vazhdimisht ndaj Shpendit. Kështu që ata vetëm na janë bashkëngjit neve, ne e kemi kundërshtuar zgjedhjen e tyre fillimisht kështu që nuk është qe na i kemi ndihmu ata”, tha më tej Çelaj.
Ai ka theksuar se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendose e kanë kuptuar të vërtetën në momentin që kanë ndryshuar pozicionin.
“Por ata na kanë ndihmu, ma në fund e kanë kuptu pra në momentin që kanë ndryshu pozicion e kanë pa cila është e vërteta.” ka përfunduar ish kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Lirak Çelaj.












