PDK-ja e gatshme për zgjedhje të reja

PDK-ja e gatshme për zgjedhje të reja

  Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse vendosin të gjitha subjektet e tjera politike. Por, sipas tij, asnjë parti nuk dëshiron të ketë zgjedhje. Kosovës aktualisht nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por i duhet stabilitet dhe qëndrueshmëri […]

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme nëse vendosin të gjitha subjektet e tjera politike.

Por, sipas tij, asnjë parti nuk dëshiron të ketë zgjedhje.

Kosovës aktualisht nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por i duhet stabilitet dhe qëndrueshmëri institucionale.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e gatshme për zgjedhje nëse të gjitha partitë parlamentare vendosin për një gjë të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, pavarësisht gatishmërisë së PDK-së asnjë subjekt politik në vend nuk dëshiron zgjedhje në Kosovë, pasi që janë disa çështje të rëndësisë nacionale që duhet të definohen brenda dy-tre vjetëve të ardhshme.

Shefi i deputetëve të PDK-së gjatë kësaj interviste  ka folur edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, duke thënë se vendit edhe këtë herë i duhet një ekip i unitetit dhe këtë proces duhet ta udhëheqë presidenti Thaçi pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe partnerit të koalicionit qeverisës, Nisma Socialdemokrate.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?