Pamje të tmerrshmee, njerëzit vdesin duke ikur nga vullkani në Guatamala

Të paktën 62 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një vullkani aktiv në Guatemala, njoftoi sot mbrojtja civile e vendit. Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave, shkruan Reuters. Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad […]
Të paktën 62 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një vullkani aktiv në Guatemala, njoftoi sot mbrojtja civile e vendit.
Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4500 personave, shkruan Reuters.
Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.
Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas.












