Pacolli raportuesit të BE-së: Miratuam Demarkacionin, tani presim vlerësim pozitiv

Pacolli raportuesit të BE-së: Miratuam Demarkacionin, tani presim vlerësim pozitiv

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar sot me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, dhe një pjesë tjetër të stafit nga Parlamenti Evropian. Pacolli fillimisht e ka uruar parlamentarin evropian për mandatin e tij, përderisa ka shprehur mirënjohje edhe për punën dhe angazhimin e paraardhëses së […]

Pacolli fillimisht e ka uruar parlamentarin evropian për mandatin e tij, përderisa ka shprehur mirënjohje edhe për punën dhe angazhimin e paraardhëses së tij.

Ai e ka njoftuar Soltesin për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë për punën dhe angazhimin e Institucioneve të Kosovës në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendës së Reformave Evropiane si dhe mbi përmbushjen kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është e bindur se pas ratifikimit të Marrëveshjes mbi Demarkacionin me Malin e Zi, Komisioni Evropian do të vlerësojë pozitivisht përpjekjet e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. ”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka edhe synimin e Kosovës, që të aplikojë për statusin e kandidatit në të ardhmen e afërt, ndërkohë që ka bërë thirrje për mbështetjen e Parlamentin Evropian tek shtetet jo-njohëse të BE-së dhe për përkrahje në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.

Nga ana e tij, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Soltes, ka vlerësuar progresin e gjithmbarshëm të arritur nga ana e Institucioneve të Kosovës mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendës së Reformave Evropiane si dhe përkushtimin në lidhje me përmbushjen e kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?