Osmani: Thaçi figurë përçarëse, nuk ka arritur të mbrojë interesat e Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për të udhëhequr fazën finale të bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Osmani thotë se Thaçi është treguar një negociator shumë i dobët, dhe nuk ka arritur që të mbrojë interesat e vendit. “Thaci deri sot nuk […]
Osmani thotë se Thaçi është treguar një negociator shumë i dobët, dhe nuk ka arritur që të mbrojë interesat e vendit.
“Thaci deri sot nuk e ka dëshmuar që mund të mbrojë interesat e Kosovës karshi Serbisë.Dialogu ka dështuar në faktin që ka prodhuar marrëveshje të pa implementueshme.Raportet e shkruara nga Edita Tahiri tregojnë që Kosova ka dështuar që të shtrijë sovranitetin në veri të Mitrovicës”, ka thënë Osmani në Klan Kosova, shkruan Periskopi.
Ajo ka thënë se Thaçi është një figurë përçarëse, dhe si i tillë nuk gjen përkrahje në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Osmanit, Edita Tahiri, ka qenë më konkrete dhe më e zota gjatë udhëheqjes së bisedimeve.
Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit që Thaçi ka nënshkruar në Bruksel, Osmani ka thënë që disa pika aty kanë qenë anti-kushtetuese./Periskopi/












