Osmani: Kryetari i ardhshëm i LDK-së, duhet të jetë një person që i fiton zgjedhjet

Njëra prej deputeteve më të votuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për profilin e njeriut që pretendon të marrë kreun e partisë që tashmë udhëhiqet nga Isa Mustafa. Osmani ka thënë se kryetari i ardhshëm i LDK-së, duhet të jetë një person që i fiton zgjedhjet, dhe që i lë mbrapa, […]
Osmani ka thënë se kryetari i ardhshëm i LDK-së, duhet të jetë një person që i fiton zgjedhjet, dhe që i lë mbrapa, Kadri Veselin, Shpend Ahmetin e Albin Kurtin, shkruan Periskopi.
“Kryetari i ardhshëm i LDK-së, duhet të jetë një person që i fiton zgjedhjet.Kontributi i njerëzve duhet të merret parasyh”, ka thënë Osmani në Klan Kosova.
Ajo ka thënë që kryetari i ardhshëm i LDK-së duhet të jetë i aftë që ta rris LDK-në.
“Një njeri që duhet ta rrit LDK-në.Një person që di të ndërtojë një plan atraktiv, që do të sjellë të rinjt në LDK”, është shprehur ajo.
Deri në zgjedhjet e brendshme në LDK ka mbetur pothuajse edhe një vit, ndërsa qysh tani ka filluar të diskutohet për emrat e mundshëm që mund të marrin timonin e partisë.
Lufti Haziri, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani shihen si pretendentët kryesor për postin e të parit të LDK-së./Periskopi/












