Nisma nuk e do Thaçin për kryenegociator

Nisma nuk e do Thaçin për kryenegociator

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka folur për rolin e kësaj partie në Qeveri. Platformën e Qeverisë së Kosovës, për finalizimin e dialogut me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Hoti tha është mirë që për të do të diskutohet në Kuvend. “Është mirë që për herë të parë Qeveria i ka […]

Platformën e Qeverisë së Kosovës, për finalizimin e dialogut me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Hoti tha është mirë që për të do të diskutohet në Kuvend.

“Është mirë që për herë të parë Qeveria i ka ofruar hapësirë Kuvendit. Kuvendi gjithmonë është anashkaluar. Iniciativa e Qeverisë të sjell një platformë për të cilën do diskutohet në Kuvend është sinjal i mirë”, tha ai në Interaktiv të KTV’së.

Ai ka thënë se kjo është iniciativë e domosdoshme sepse ka dy elemente. Një që Kuvendi po bëhet pjesë aktive në bisedimet me Serbinë, dhe dy që Serbia s’do të shkojë në bisedime pa atë platformë.

Por, ai tha se Nisma Socialdemokrate e ka treguar qartë se është e vendosur që dialogu të jetë në interes të shtetit, dhe se nuk e do Thaçin t’i udhëheqë ato bisedime.

“Nuk e kemi në temë kush të jetë bartës. Por, mendojmë që Thaçi s’duhet të jetë negociator i këtyre bisedimeve. Ne mendojmë që përpos që Thaçi ka një hipotekë që e ka denigruar këtë aspekt dhe ka sjellë pasoja në vend, nuk mendojmë që ai sjell konsensus. Por, tani jemi të fokusuar në platformën”, tha ai.

Hoti tha se koalicioni qeverisës, nuk është i përçarë, por pranon se ka mos përputhje mes tyre.

“Në përfundimin e bisedimeve, Kosova duhet të dalë e fortë”, tha ai.

Hoti tha se Nisma Socialdemokrate mendon se është më me rëndësi përmbajtja e platformës se sa kush do t’i udhëheq këto bisedime.

“Deri tani janë biseduar tema që as s’duhej të hapeshin atje”, shtoi Hoti.

“Nëse kërkohet të votohet që Thaçi të jetë bartës i bisedimeve, atëherë do të shohim, s’do ta deklarojmë votën tani. Por, deklarimet e presidentit se duhet të ketë kompromis, për neve mbeten shqetësuese”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?