Nga java tjetër nis mënyrë e re e pagesës për ‘Rrugën e Kombit’

Nga java tjetër nis mënyrë e re e pagesës për ‘Rrugën e Kombit’

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit. Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një […]

Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete

Top Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

Këto ditë, në fakt, fluksi nuk ka qenë shumë i lartë, siç ndodh në çdo fillim sezoni veror, por pas përfundimit të muajit të Ramazanit pritet që banorët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës të nisin të lëvizin për pushime apo edhe për fundjavë drejt plazheve të Shqipërisë.

Për të parë se si po ecën procesi i punës edhe në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori shqiptar në Kosovë dhe ministri i Brendshëm i Kosovës bënë një inspektim.

Gjatë sezonit veror, në pikën e kufirit të Morinit ka një fluks të shtuar të lëvizjeve. Në fundjavë krijohen edhe radhë shumë të gjata. /Tch/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?