Nëse e keni kërkuar kryeministrin, nuk është as në xhepin e Kadri Veselit, po merrej me rekreacion n’Tiranë

Ka kohë që kryeministri Ramush Haradinaj anashkalon seancat ku është thirrur në interpelancë. Mungesa e tij po kritikohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Madje dje kryeparlamentari Kadri Veseli u tregua goxha i padurueshëm me pyetjen e arsyeshme të deputetëve: ku është kryeministri? ‘Qe qitu n’xhep e kam”, tha Veseli. Kryeministri Ramush Haradinaj po mungon në […]
Kryeministri Ramush Haradinaj po mungon në seancat ku është thirrur në interpelancë mirëpo në anën tjetër, shihet në aktivitete që në një farë mënyrë, janë mjaft rekreative.
Në një postim të fundit të bërë nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Haradinaj shihet duke provuar një biçikletë inteligjente.
“Prita me kënaqësi të veçantë Ramush Haradinaj sportiv me Mobike?♂️ dhe Aniten rock ?për një mbrëmje aspak politike – Triathlona e ??♀️Tiranës dhe Bicikletat Inteligjente”, shkruan Veliaj në fotot që ka postuar.
Ndryshe, Haradinaj ka qenë në Tiranë edhe në mbrëmjen kur ka performuar Rita Ora.
Ai ka publikuar fotografi nga atje me mbishkrimin:

















