Nëntë herë më shumë padi për dëme të luftës bënë serbët se shqiptarët

Nëntë herë më shumë padi për dëme të luftës bënë serbët se shqiptarët

Jahir Bejta, kryetar i organizatës për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, thotë se janë hartuar rreth 1 mijë padi të cilat janë refuzuar nga gjykatat, por që pas ankesave 400 sosh ndodhen për shqyrtim në Gjykatën e Apelit, 100 në Gjykatën Supreme dhe 50 në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm serbët e Leqinës së Skenderajt kërkojnë […]

Jahir Bejta, kryetar i organizatës për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, thotë se janë hartuar rreth 1 mijë padi të cilat janë refuzuar nga gjykatat, por që pas ankesave 400 sosh ndodhen për shqyrtim në Gjykatën e Apelit, 100 në Gjykatën Supreme dhe 50 në Gjykatën Kushtetuese.

Vetëm serbët e Leqinës së Skenderajt kërkojnë 500 mijë euro kompensim për dëme të luftës.

Rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga organizata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, selia e së cilës është në Skenderaj dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha ato janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër.

Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, i tha “Zërit” se shpresën te paditësit e ka kthyer kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka premtuar se do t’i përkrahë të gjitha kërkesat e qytetarëve sa i përket kompensimit të dëmeve të luftës.

Bejta tha se kishte kërkuar një takim me kryeministrin e vendit, por që ky takim nuk ishte realizuar, pasi që siç tha Bejta, kryeministri nuk është njoftuar për kërkesën.
“Kryeministri nuk e ka ditur se ekziston një organizatë që merret me dëmet e luftës. Me shkresë i kemi kërkuar atij që të takohemi dhe ta diskutojmë çështjen e dëmeve të luftës. ‘Ngritja e Zërit’ është shoqatë profesionale për dëme të luftës. Në saje të kauzës kombëtare veprimtarinë profesionale të cilësisë së avokatit e kryen tërësisht falas. Mospërkrahja financiare nga niveli qendror dhe ai lokal ka ndikuar që të ketë ngecje, kurse palët (viktima) rrugëtojnë edhe me nga 100 kilometra në një drejtim për ta hartuar padinë për kompensim dëmi në Skenderaj”, ka sqaruar Bejta.

Ai ka thënë se refuzimi i kërkesëpadive nga Gjykata është për çdo gjykim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?