Mustafa sërish mbledh njerëzit kryesorë të LDK’së, të hënën merret ky vendim i rëndësishëm

Krerët e LDK’së janë mbledhur sot në Prapashticë. Sekretari i LDK’s, Ismet Beqiri thotë se ditën e hënë kjo parti do të dalë me qëndrimin rreth për platformën e dialogut me Serbinë. Lidhja Demokratike e Kosovës është gjithmonë përkrahëse e dialogut. Por kur është fjala për platformën e qeverisë së Ramush Haradinajt për bisedimet me […]
Lidhja Demokratike e Kosovës është gjithmonë përkrahëse e dialogut. Por kur është fjala për platformën e qeverisë së Ramush Haradinajt për bisedimet me Serbinë, ka vërejtje.
Kështu thotë Ismet Beqiri, i cili ditën e sotme ishte në mesin e të pranishëmve në takimin e kresisë së kësaj partie që u mbajt në shtëpinë e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa.
“Mund t’iu konfirmoj që mbledhje formale të kryesisë nuk ka pas. Ka pasur konsultime. Ne rregullisht konsultohemi me liderin e partisë. Prej përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore ne konsultat i bëjmë me të në Prishtinë’, tha Beqiri.
“Ditën e hënë besoj që do të dalim me qëndrim si Lidhje Demokratike e Kosovës, qëndrim të qartë dhe unik besoj sa i përket çështjes së platformës së dialogut’, theksoi ai.
“Kemi rezerva sa i përket kësaj platforme. Është një platformë shumë e varfër dhe unë besoj që konform platformës të cilën e kemi do ta ketë edhe përgjigjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Po e them qartë që LDK’ja të hënën do të informojë grupin Parlamentar dhe pastaj në seancë do ta themi qëndrimin tonë. Por po e përsëris që kemi rezerva të mëdha në këtë platformë”, shpjegoi ai për Express.
Ndërkohë Sekretari i LDK’së kundërshton dialogun e udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.
“Sa i përket qëndrimit tim personal veç e kam thënë: Nuk e përkrahi që të jetë z.Thaçi dhe i njëjti qëndrim mbetet. I tillë do të jetë edhe të hënën edhe të hënave tjera. Nuk kam ndryshim të qëndrimit”, tha Beqiri.
“Konsultimet tona janë të vazhdueshme dhe si të tilla nuk po them se do të vazhdojnë nesër por ajo që është me rëndësi për qytetarët dhe anëtarësinë është që ne të hënën do të kemi qëndrimin e partisë unik karshi këtyre zhvillimeve”, përfundoi Beqiri.












