MSH shkel marrëveshjen 2.6 milionë euroshe me austriakët, nuk e sjell aparatin në QKU

MSH shkel marrëveshjen 2.6 milionë euroshe me austriakët, nuk e sjell aparatin në QKU

  Ministria e Shëndetësisë ka shkelur një marrëveshje 2.6 milionë euro me bankën austriake Unicredit Austria, për blerjen aparatit të Angiografisë, përmes të cilit do të trajtoheshin pacientët me sëmundje të zemrës në QKU. Por as pas një viti e gjysmë, kjo ministri nuk i krijoi kushtet për sjelljen e kësaj aparature në Kosovë, ndonëse […]

 

Ministria e Shëndetësisë ka shkelur një marrëveshje 2.6 milionë euro me bankën austriake Unicredit Austria, për blerjen aparatit të Angiografisë, përmes të cilit do të trajtoheshin pacientët me sëmundje të zemrës në QKU. Por as pas një viti e gjysmë, kjo ministri nuk i krijoi kushtet për sjelljen e kësaj aparature në Kosovë, ndonëse ishin ndarë mjetet për këtë punë. Si pasojë, buxheti humb cdo vit 5 milionë euro

Në fund të vitit 2015, Qeveria e Kosovës e kishte arritur një marrëveshje në vlerë 2.6 milionë euro me bankën austriake Unicredit Austria, për blerjen e një aparati që do t’i ndihmonte pacientët kosovarë që kanë probleme me zemër. Projekti në fjalë pritej të realizohej në kuadër të një marrëveshje të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë për projekte të përbashkëta në shëndetësi.
Por me gjithë faktin se kjo marrëveshje ishte ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës, në gusht të vitit 2016, pala kosovare e ka vënë në dyshim në tërësi funksionimin e saj.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shkelje të rënda në implementimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe bankës Unicredit Austria që lidhet me projektin për shëndetësi, respektivisht për blerjen e aparatit të Angiografisë. Marrëveshja ishte nënshkruar me 29 tetor 2015 dhe ratifikuar nga Kuvendi me 4 gusht 2016 në vlerë 2.6 milionë euro.

“Në nëntor të viti 2016 është paguar një avans prej 2,110,000 euro për blerjen e Aparatit të Angiografisë, ndërsa pajisja ende nuk është sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (Klinikën e Kardiokirurgjisë)”, thuhet në raportin Auditorit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollet e Borxheve Publike 2009-2017.

Arsyetimi qesharak i Ministrisë së Shëndetësisë

ORAinfo ka siguruar marrëveshjen të arritur në mes të Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe bankës austriake, përmes së cilës dëshmohet se pagesa për blerjen e kësaj pajisje është kryer me 29 tetor 2015.

Marrëveshja për blerje në këtë datë është lidhur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe një kompanie private.
“VAMED Standortentëicklung & Engineering Gmb & CO KG ka lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, marrëveshjen e blerjes nr. KOS 2015 – 001, të datës 29 tetor 2015, për Modernizimin e shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një vlerë totale të projektit prej 2,600,000 Euro”, thuhet në këtë marrëveshje e cila quhet “Modernizimi i shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Megjithëkëtë kjo pajisje nuk është sjellë në Kosovë as sot e kësaj dite. Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm gjatë auditimit të kësaj marrëveshje ka marrë një përgjigje të pazakontë nga pala kosovare, rreth shkaqeve që kanë quar deri të kjo bllokadë.

“Arsyeja e mos sjelljes së pajisjes nga furnitori, është mos adaptimi i hapësirës për vendosjen e pajisjes sipas standardeve të kërkuara”, konstaton Auditori. Sipas tij, eshtë i pajustifikueshëm fakti që për pajisjet e paguara para më shumë se një viti, ende nuk janë përgatitur hapësirat për vendosjen e tyre.

“Kjo tregon një vendimmarrje të dobët dhe mungesë të një analize të detajuar për arsyen e huamarrjes. Dështimi i Ministrisë së Shëndetësisë për adaptimin e hapësirës për Aparatin e Angiografisë ose zvarritja e projektit për funksionalizimin e kësaj pajisje, ndikon në mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe shkakton shpenzime të konsiderueshme për buxhetin e Kosovës”, thuhet në raportin e Auditorit.

Buxheti i shtetit humb 5 milionë euro në vit

Në mungesë të sjelljes së kësaj pajisje në Kosovë, buxheti i Koosvës humb brenda vitit 5 milionë euro. Kaq para sipas Auditorit ua ndan çdo vit Ministria e Shëndetësisë pacientëve për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare jashtë vendit.
“Bazuar në analizën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në mungesë të kësaj aparature e cila trajton sëmundjet e kardiologjisë, MSH përafërsisht paguan 5,000,000 euro në vit për trajtimin e pacientëve në spitalet e ndryshme të cilat i kryejnë këto shërbime”, thotë Auditori.

Veç kësaj, Auditori ka gjetur se përveç tjerash, marrëveshja ishte për 490 mijë euro më e lartë sesa çmimi blerës i kësaj pajisje. “Kjo vlerë ishte parashikuar për konsulencë pas adoptimit të pajisjes. Kjo kishte shkaktuar shpenzime shtesë si tarifë menaxhimi për vlerë 2,450 euro si dhe tarifë zotimi në vlerë 1,336 euro për shkak të vonesës në tërheqjen e mjeteve për këtë marrëveshje”.
Në fund, Auditori i ka rekomanduar ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë “që ta adresojnë nevojën e furnizimit sa më të shpejtë të pajisjes dhe të evitojnë të gjitha pengesat në adaptimin e hapësirës për vendosjen e saj”. /ORAinfo/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?