MPB-ja shpenzon 65 mijë euro për vetëm 500 katalogë

MPB-ja shpenzon 65 mijë euro për vetëm 500 katalogë

Ministria e Punëve të Brendshme do të paguajë 65 mijë euro për t’u furnizuar me 500 katalogë me ngjyra. Çmimi për një të tillë Ministria ka pranuar ta paguajë deri në 130 euro. Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur ky çmim është pjesë e kontratës në vlerë prej 19.8 milionë euro për furnizimin me pasaporta, […]

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur ky çmim është pjesë e kontratës në vlerë prej 19.8 milionë euro për furnizimin me pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferë dhe mirëmbajtje të sistemeve të tyre.

Në kontratën e lidhur në korrik 2016 parashihet shtypja e 500 katalogëve.

Nëse gjithçka shkon sipas kontratës, Ministria e Punëve të Brendshme do të paguajë deri 65 mijë euro për t’u pajisur me këta katalogë.

Në kontratë katalogët përshkruhen si katalogë deri 40 faqesh me ngjyra të formatit A4.

“Katalog me ngjyra deri 40 faqe formati A4”, thuhet në kontratë.

Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar MPB-në për ta pyetur në lidhje me qëllimin dhe me aryeshmërinë e çmimit të katalogut me ngjyra.

Zyra për Komunikim e MPB-së ka bërë të ditur se katalogët nuk janë shtypur.

Ndërsa, e pyetur se a mund të shtypet në Kosovë, MPB është përgjigjur se “nuk prodhohet në Kosovë për shkak se kontraktori për furnizim është kompania gjermane “Veridos”, e cila është e mandatuar sipas kontratës që të bëjë prodhimin e këtyre katalogëve”.

Po ashtu, në pyetjen rreth arsyeshmërisë së çmimit dhe qëllimit të shtypje së katalogut MPB, nuk është përgjigjur qartë por ka dhënë një arsye tjetër për shtypjen e katalogëve në Gjermani.

“Meqenëse katalogu do të përmbajë dokumente, si dhe përshkrimin dhe përmbajtjen e tyre (që përmban informacion të klasifikuar), kjo na kushtëzon që edhe katalogu të shtypet nga ana e kompanisë kontraktuese, ku edhe janë llogaritur së bashku shpenzimet për krijimin e një katalogu, gjatë procedurës së arritjes së kontratës”, është përgjigjur ministria./Gazeta Jeta ne Kosovë/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?